Momentet më pikante nga dëshmia e Mark Zuckerberg në Kongres

Momentet më pikante nga dëshmia e Mark Zuckerberg në Kongres


CEO i Facebook Mark Zuckerberg dëshmoi para Komitetit Gjyqësor të Senatit për orë të tëra ditën e martë, me pyetje që varionin nga rregullimi i rrjetit social në bashkëpunimin e tij me Këshilltarin Special Robert Mueller.

Pyetjet e përsëritura nga senatorë të shumtë – dhe përplasja mes dhomës dhe një prej fytyrave më të famshme në Silicon Valley – krijuan disa nga momentet më të vështira. Këtu janë disa nga pikat kryesore të dëshmisë së Zuckerbergut ditën e martë.

Dick Durbin duke folur për privatësinë dhe duke pyetur për detaje personale të Zuckerberg-ut

https://twitter.com/77degrees_/status/983797140718804992

Për të sjell vëmendjen te privatësia, senatori Dick Durbin i kërkoi Zuckerberg-it nëse ai do të “ndihej mirë duke ndarë me ne emrin e hotelit ku qëndruat natën e kaluar?”

Zuckerberg qeshi, ndaloi, dhe përfundimisht u përgjigj: “Jo”.

Durbin pastaj pyeti nëse Zuckerberg do të ndante identitetin e personave me të cilët kishte këmbyer mesazhe kohët e fundit – të cilën Zuckerberg përsëri nuk pranoi ta bënte.

John Kennedy jep mendimin e tij mbi Marrëveshjen e Përdoruesit të Facebook

Senatori i Luizianës John Kennedy sfidoi marrëveshjen aktuale të përdoruesit në Facebook, duke thënë se është themeluar për të “mbuluar pjesën e pasme të Facebook” dhe jo si një mënyrë për të informuar njerëzit për të drejtat e tyre. Ai e sfidoi Zuckerbergun që ta rishkruante atë “në anglisht” në mënyrë që “amerikanët e thjeshtë ta kuptojnë atë”.

“Marrëveshja juaj e përdoruesit ta shpif,” tha ai.

Zuckerberg debaton me Ted Cruz

https://twitter.com/kathyjay001/status/983807365265764352

Senatori Ted Cruz konsumoi disa çështje me Zuckerberg që kanë të bëjnë me censurën dhe paragjykimet politike, por gjërat u nxehën pak kur ai përmendi Palmer Luckey, një ish-punonjës i cili ishte i përfshirë në grupin pro-Donald Trump, Nimble America.

Kur u pyet përse Luckey u shkarkua, Zuckerberg u përgjigj: “Kjo është një çështje specifike e personelit që nuk do të ishte e përshtatshme për t’u folur këtu”, përpara se të shtonte, “kjo nuk ishte për shkak të një pikëpamjeje politike”.

Orrin Hatch pyet se si Facebook i bën paratë

Në një moment gjatë dëshmisë së tij, Zuckerberg tha se “një version” i Facebook-ut do të jetë gjithnjë falas, duke shkaktuar disa konfuzione rreth modelit të biznesit të faqes për një senator.

“Si mund ta mbani një model biznesi në të cilin përdoruesit nuk paguajnë për shërbimin tuaj?”, pyeti Sen Orrin Hatch.

“Senator, ne drejtojmë reklama,” u përgjigj Zuckerberg, pas një pauze të gjatë.

/Fortune

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0