Hëna, mes shifrave dhe punimeve artizanale

Hëna, mes shifrave dhe punimeve artizanale


Kush thotë se që një profesioniste në shifra, nuk mund të ketë pasion arte që kultivojnë durimin. Hëna Demko, e lindur në Berat, ka studiuar Financë dhe Shkenca Politike.

Sot ajo është eksperte finance në një firmë private në Tiranë. Por ajo njëkohësisht është ideatore e një startup-i që mban emrin “Luna Art’’.

E krijuar 4 vite më parë, “Luna Art” është një sipërmarrje që synon të sjellë pranë artdashësve punime të realizuara në mënyrë artizanale.

‘’Pasioni, dëshira për të bukurën, dëshira për të nxjerrë produkte unike ishte fillesa e gjithçkaje’’, thotë Hëna. Më pas duke qenë se mikeshat e saj i pëlqenin ato ç’ka ajo realizonte, filluan të bënin porosi. Në këtë mënyrë dhuratat që realizonte për to ishin të veçanta. Me kalimin e kohës dhe me rritjen e kërkesës pasioni u shndërua në sipërmarrje.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 45 të numrit 16 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 16 të saj.

Prej më shumë se tre vitesh në treg, biznesi i Hënës, është akoma në fazë strukturimi. Aktualisht Hëna tregon se punimet realizohen nga ajo dhe 1 bashkëpuntore që është bërë pjesë e ‘Luna Art’ prej 2 vitesh. Hëna tregon se, ‘për shkak të larmishmërisë që ofrojmë në produkte, puna është e ndarë në procese që realizohen nga të dy’’.

Por, a pëlqehen produktet handmade nga shqiptarët dhe çfarë kërkohet më shumë? Financierja me shpirt artisti, tregon se, ofrohen produkte të personalizuara të dedikuara për çdo rast specifik, dhurata të cilat klientët i dhurojnë për raste ditëlindjesh, martesa, pagëzime, evente inaugurimi, por qoftë edhe si dekore për kënaqësinë e tyre.

Të ndara në kategori, punimet janë: qëndisje, punime skulpture, punime druri… ‘’Realizimi i qëndisjeve, çertifikata për beba, gushore, realizimi i bizhuterive me qëndisje për femra, skulpturë e dorës, këmbës së bebeve, si edhe idetë në personalizimin e drurit janë të pafundme, foto në dru, kartolina në dru, karikatura, kuti druri vere, set druri për kuzhinë, etj’’, thotë Hëna.

Në tregun shqiptar Hëna sheh një rritje të kërkesës çdo ditë e më shumë për produkte artizanale si dhe rritje të dëshirës për të bërë dhurata të personalizuara. ‘’Mendoj se kjo i jep më tepër vlerë dhuratës së tyre dhe personit të cilit ia dhurojnë’’, sipas Hënës, e cila thekson se trendi është më tepër drejt dhuratave handmade sesa drejt produkteve komerçiale.

Handmade, kohë e pasion për produkt të mirë

 

Koha për realizimin e një punimi-porosi zgjat 24 orë, deri në një javë sipas Hënës. ‘’Frymëzimin e gjej në natyrë, në portrete njerëzish, në karakteret e tyre. Kryesisht u bëj pyetje rreth personit që do e marrë dhuratën, profesionit që ka apo edhe rastit për të cilin do të dhurohet’’, thotë ajo, për të t’iu afruar kështu sa më shumë shijeve të atij që do të marrë dhuratën.

Luna Art që nga fillesa e deri më tani funksionon si online shop handmade.

Hëna tregon se, ‘’Porositë merren online dhe dërgesa bëhet nga ne,  jo vetëm në Tiranë por edhe ne disa qytete kryesore të Shqipërisë.  Kjo është një lehtësi për klientin pasi kursen kohën që do të duhej për të zgjedhur një dhuratë në treg. Ndërkohë që në Luna Art online mund të bësh porosinë  për vetëm 1 mesazh, pra klientit i duhen më pak se 10 sek’’.

Startup i Hënës, tregton aktualisht përmes rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram.

Por çdo të bëjë hëna në të ardhmen?! ’Profesioni im më pëlqen shumë por Luna Art është pasioni im për të cilin po punoj fort çdo ditë me synimin që me projektet e reja që kemi në plan, të konkretizojmë një atelie të produkteve handmade.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 45 të numrit 16 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 16 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0