Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i është rikthyer instalimit të pajisjeve fiskale tek sipërmarrjet. Në informacionin e publikuar “Mbi detyrimin e tatimpaguesve për instalimin dhe përdorimin e pajisjeve fiskale në ambientet e ushtrimit të aktivitetit”, vëren se:
duhet të pajisen me kasë fiskale dhe të lëshojnë kuponë tatimor për çdo transaksion të gjithë tatimpaguesit e shitjeve me pakicë që shesin mallra dhe ofrojnë shërbime.
Tatimpaguesit, të cilët kryejnë qarkullimin e mallrave dhe të shërbimeve, pagesa e të cilave nuk kryhet përmes bankës, janë të detyruar të instalojnë dhe të përdorin sistemin fiskal, përmes pajisjeve fiskale. Kjo sipas DPT-së, bëhet për regjistrimin e pagesave me para në dorë dhe për lëshim të kuponit tatimor, në mënyrë të detyrueshme.
Ndërkohë, sipas informacionit të publikuar nga DPT nuk janë të detyruar të lëshojnë kupon tatimor:
- a) tatimpaguesit, që paguajnë tatime mbi të ardhurat nga kryerja e veprimtarive për shuma të vogla të të ardhurave neto, me përjashtim të shoferëve të taksive;
- b) personat, që nuk janë tregtarë dhe e realizojnë qarkullimin e produkteve bujqësore dhe të pa përpunuara mbi tezga, në tregjet e organizuara, si dhe jashtë markatave;
- c) individët, që lëshojnë me qira mjedise biznesi;
4).d)veprimtaritë, që ushtrohen në zona të larta malore, me popullim më pak se 300 individë dhe që janë të ndryshme nga vendet turistike.
Administrata tatimore njofton gjithashtu se ndalohet përdorimi i pajisjeve fiskale dhe sistemeve të monitorimit të qarkullimit, të ndryshme nga ato të përcaktuara në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.