Qeveria ka hapur garën për rehabilitimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e Tiranë-Rinas. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se është hapur faza e parakualifikimit për kompanitë që do të jenë të interesuara të zbatojnë projektin e rehabilitimit të linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, si dhe ndërtimin e lidhjes së re Tiranë-Rinas.
Dokumenti i shpallur nga Hekurudha Shqiptare, lë një afat deri me 31 maj 2018 për këtë fazë. Periudha për rehabilitimin parashikohet të zgjasë 30 muaj.
Kostoja e projektit pritet të jetë 90.5 milionë euro, sipas dokumentit, nga të cilat gati 37 milionë euro janë financim i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe 35.4 milionë lekë grant i BE-së.
Dokumenti i Autoritetit verën se hekurudha Tiranë-Durrës ka volumin më të lartë të trafikut për sa i përket rrjetit hekurudhor, duke mundësuar rilidhjen e kryeqytetit me portin më të madh në vend.
Linja e re hekurudhore, që do të lidhë aeroportin me Tiranën nis në kilometrin 27 të linjës Tiranë-Durrës dhe shkon shumë afër aeroportit.
Në fazën e ndërtimit të projektit priten të angazhohen mbi 1300 punonjës direkt dhe indirekt, ndërsa gjatë fazës së operimit, numri do të arrijë në 2200.
Nga ky investim, qytetarët pritet të kursejnë 55 milionë euro në vit, sipas raportit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.