Fermerët dhe blegtorët në 1500 fshatra në vend kanë mundur të përfitojnë mikrokredi nga portofoli i kredive të vëna në dispozion nga Shoqëria e Kursim Kreditit, FEDinvest. Në fund të vitit të kaluar Fed Invest rezultoi të këtë dhënë 3 miliardë lekë kredi.
Drejtoresha ekzekutive Zana Konini, në asamblenë e përgjithshme vjetore të FEDinvest theksoi se shoqëria ka tashmë 51 mijë anëtarë dhe portofoli i kredisë për mbështetjen e fermerëve dhe zhvillimin rural ka ardhur në rritje.
Gjatë këtij viti niveli i kredisë është parashikuar të rritet më tej.
Ndikimi ekonomik që jep çdo kredi e re llogaritet në 1.4 vende pune.
Gjatë vitit 2017, shuma mesatare e kredisë së dhënë nga FEDinvest ka qenë rreth 350 mijë lekë, ndërsa në fokus janë fermerë, sipërmarrës të vegjël dhe familjet rurale të pashërbyera financiarisht.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto