Një retrospektivë mbi rrugën e Nokia, legjendën e komunikimit mobile

Një retrospektivë mbi rrugën e Nokia, legjendën e komunikimit mobile


Ndonëse e habitshme, Nokia është themeluar në 12 maj të vitit 1865, si një kompani e cila prodhonte letra, produkt tepër i kërkuar në atë kohë. Emri i saj vjen nga lumi Nokianvirta. Ndaj, shkurtimisht kompania zgjidhi të huazonte 5 shkronjat e para. Fredrik Idestam dhe Leo Mechelin quheshin dy themeluesit e saj.

Gjatë viteve ajo vazhdoi të zhvillohej deri sa vitin 1967, kur u formua Nokia Corporation. Kjo, një shkrirje mes 3 kompanive në 1 të vetme. Në këtë kohë kompania prodhonte goma për biçikleta dhe makina, këpucë gome, kabuj komunikimi, televizorë dhe produkte të tjera elektronike konsumi.

Në vitin 1992, pasi korporata kaloi disa momente të vështira financiare, me vendosjen e Jorma Ollila në pozicionin e CEO, Nokia u fokusua tek telekomunikacioni si fokusi i vetëm i kompanisë.

Kompania përjetoi disa vite suksesi absolut derisa Apple me iPhone revolucionarizoi tregon e smartphone. Ndryshim të cilin, Nokia nuk mundi ta përballojë. Në vitin 2014, kompania u shit tek Microsoft, një nga partnerët e saj më të afërt me të cilin së bashku kanë prezantuar edhe disa produkte.

Aktualisht, Nokia është në një proçes “ringjaljeje”, i cili ka marrë interesin e shumë mediave.

Por, le të hedhim një sy mbi një pjesë të rrugës që finlandezët përshkruan që nga fillimet e tyre si një prodhues i aparateve celularë.

Nokia 1011

Gjithçka filloi me Nokia 1011. Ky model, nuk ishte celulari i parë ose aparati i parë me GSM, por ishte i pari aparat GSM i prodhuar në masë. Funksionet e vetme ishin të kryeje telefonata dhe të dërgoje SMS. Jo shumë, por gjithçka kompania kishte nevojë.

Prezantimi: 1992

 

Nokia 2110

Përsëri, ky apart nuk ishte “smartphone” i viteve 90. Por, ishte i pari të mbante Nokia Tune si ringtone në të.

Prezantimi: 1994

 

Nokia 6110

6110, veç të tjerave, ishte i pari i kompanisë finlandeze, që të mbante në të një nga ikonat më të mëdha të kompanisë. Bëhet fjalë, për lojën Snake. Lojën e preferuar të një brezi të tërë.

Prezantimi: 1997

 

Nokia 5110

Shumica e blerësve e bënë këtë blerje ndërkohë që ndërrohej mijëvjeçari. Solide dhe e thjeshtë, ajo kishte gjithashtu një bateri që zgjaste edhe për një mijëvjeçar tjetër. Personalizimi i tij ishte tepër i lehtë gjithashtu. Blerësit kishin mundësi t’a zgjidhnin në ngjyra të ndryshme kapakun e pasëm të aparatit.

Prezantimi: 1998

 

Nokia 8110

Stili i veçantë i 8110, ishte i pari i finlandezëve që të mbante një rrëshqitës. “Banana phone” ishte një nga sinonimet e këtij aparati. Gjithashtu “the Matrix phone” për shkak të të qënit pjesë e filmit. Funksionet vazhdonin të mbeteshin bazike. Madje, nuk kishte as alarm zgjidhimi.
Në Mobile World Congress 2018, kompania e risolli këtë model në një ngjyrë të verdhë të hapur, si një banane. Këtë rradhë, edhe me 4G.

Prezantimi: 1998

 

Nokia 7110

Një vit më pas erdhi modeli 7110. Ky model soli dy risi të reja tek produktet e kompanisë. Një shfletues interneti si edhe T9 predictive text.

Prezantimi: 1999

 

Nokia 8210

I vogël dhe i lehtë, 8210 ishte një tjetër model që thuajse të gjithë e kanë patur. Ai kishte një portë infrared, dhe ishte e mundur që t’i ndërronim kapakët. Ky model gjithashtu u bë pjesë e “Absolutely Fabulous” dhe “Charlie’s Angels”.

Prezantimi: 1999

 

Nokia 3310

Legjendari 3310, ishte i paisur me Voice Dialer. Gjithashtu ai cliroi imagjinatën duke i dhënë mundësinë pronarëve të ndërronin 100% të aparencës së aparatit. Kjo sepse kapakët e jashtëm ishin lehtësisht të lëvizshëm. Gjithashtu ai ishte i paisur me një makinë llogaritëse, një interface shumë të lehtë për t’u përdorur, të ngjashme me atë të modelit 3210, të prezantuar në vitin 1999.
Në 2017 Mobile World Congress, kompania e risolli atë në jetë, por, i përditësuar me disa funksione bazike dhe me një çmim të ulët prej 49.

Prezantimi: 2000

 

Nokia 6310i

Me një elegancë të padiskutueshme, 3610i ishte i pari i kompanisë që të ishte i paisur me Bluetooth dhe lojra me bazë Java. Gjithashtu i paisur me “voice commands”, internet 2.5G, dhe dhe organizues personal bazik. Gjithashtu mund të dërgoje edhe foto. Vetëm se, nuk kishte kamera.

Prezantimi: 2002

 

Nokia 3530

3530 ishte një nga shumë aparatet me një tastjerë me një design të çuditshëm. Ekrani me ngjyra, ishte një risitë më të reja të kohës.

Prezantimi: 2002

 

Nokia 7650

Ky model, ishte përsëri edhe një aktor filmi, si shumë modele të tjerë. Ai, ishte pjesë e “Minority Report”. 7650, ishte i pari i kompanisë që kishte një kamera të integruar. I njohur gjithashtu për rrëshqitësin, sistemin “Symbian”, ekranin me ngjyra, si edhe “joystic” për navigim.

Prezantimi: 2002

 

Nokia N-Gage

Ashtu si Snake, kompania e dinte që lojrat më të sofistikuara ishin e ardhmja. Lëvizja e rradhës, ishte modeli N-Gage. Për të ndërruar kartat e lojrave, aparati duhet të fikej, të hiqej bateria, dhe aty më pas të vendosej loja që donim të luanim. Gjithashtu, ishte e çuditshme mënyra se si bëheshin telefonatat me këtë aparat. Speaker dhe mikrofoni ishte ne pjesën anësore.

Prezantimi: 2003

Nokia 1100

Super i thjeshtë, ky aparat u krijua për klientët e rinj në tregjet në zhvillim. Ai përsëri ngelet aparati celular më i shitur ndonjë herë.

Prezantimi: 2003

 

Nokia 3200

3200 ishte një model tepër i veçantë. Kapakët ishin të tejdukshëm, dhe ajo që mund të ndërroheshin ishin disa letra të holla të printuara në dizajne të ndryshëm. Gjithashtu, në vënd të 12 tasteve, ishin 6, me nga 2 për një tast. Gjithashtu ai ishte i paisur me një ndriçues, CIF camera, radio FM, portë infrared, si edhe ringtone polifonike.

Prezantimi: 2003

 

Nokia 3650

Goxha serioz për kohën e vet, 3650 ishte një nga aparatet e parë që të përdorte sistemin Symbian. Ai gjithashtu kishte një ekran me 4096 ngjyra, Bluetooth, gjithashtu edhe vend për të vendosur një kartë memorie. Por një nga gjërat më karakteristike, ishte forma e tastierës.

Prezantimi: 2003

 

Nokia 5100

5100 ishte pjesë e “Active” 5000 Series. I paisur me “kapakë” prej gome, ai mundej të duronte goditiet si edhe rërën. Ai gjithashtu ishte i pasiur edhe me një termometër, dritë, llogaritës kalorish, dhe radio FM.

Prezantimi: 2003

 

Nokia 6600

I ngjashëm me një tullë, 6600 ishte modeli më i avancuar i kohës. Ai kishte bluetooth, Symbian S60, infrared, kamera VGA, hapesirë për kartë memorie, RealOne player të integruar, e-mail, si edhe shfletues XHTML.

Prezanimi: 2003

 

Nokia 7600

Kush tjetër veç Nokia mund të bëjë një celular të tillë. Pjesë “Fashion” 7000 series, aparati si një pikë shiu, ishte i paisur me një ekran me 65000 ngjyra, dhe tastet në 3 nga 4 anët e ekranit. Ai kishte gjithashtu një kamera VGA, MP3 player, Bluetooth, portë infrared, USB support.

Prezantimi: 2003

 

Nokia 3300

Një nga fazat e para të një MP3 player të shkrirë në një celular, ishte i konsiderueshëm për kohën. Ai kishte një cilësi goxha të mirë zëri, radio FM, voice commands, dhe memorie të jashtme.

Prezantimi: 2003

 

Nokia 7710

I ngjashëm me 3300, ky ishte aparati i parë i kompanisë me touch-screen.

Prezantimi: 2004

 

Nokia 6820

Karakteristika kryesore ishte pikërisht tastiera e cila zgjerohej nga një tastierë e zakonshme në një QWERTY. Gjithashtu, ekrani kthehej automatikisht sapo hapej tastiera më e madhe.

Prezantimi: 2004

 

Nokia 9300 Communicator

Modeli pasardhës i 9000 Communicator, 9300 ishte i paisur me një ekran me ngjyra dhe nj tastiere të madhe. Ndonëse më i hollë se paraardhësi, ai përsëri kërkonte një valixhe udhëtimi në mënyrë që t’a merrje me vete.

Prezantimi: 2005

 

Nokia 3250

I bërë për muzikë, 3250 kishte një design të veçantë dhe të jepte mundësi që ta rrotulloje tastierën përtë aksesuar tastierën ose butonat e kontrollit të muzikës. Ai mund të mbante deri në 2GB muzikë, dhe me një rrotullim 90 gradë, mund të aksesonim kamerën.

Prezantimi: 2006

 

Nokia E71

Një nga modelet e para të të serisë E, E71 ishte një nga produktet më të realizuar të kompanisë. Tepër funksional dhe elegant, E71 ishte një konkurent i drejtpërdrejtë i BlackBerry.

Prezantimi: 2008

 

Nokia N93

Ai hapej, ndrydhej dhe rrotullohej. Nokia N93, ishte me të vërtetë një smartphone, në të cilin kompanisa shpalosi gjithçka që kishte. Ai ishte i madh, por vinte me shumë funksione. Kamera 3.2Mp nga Carl Zeiss, Wi-Fi, gjithashtu edhe një shfletues interneti të plotë.

Prezantimi: 2006.

Është e vërtetë që në këtë listë mungojnë shumë modele të tjera, por, e gjithë kjo do të mundet të zgjojë pak nostalgjinë dhe të na kujtojë edhe një herë se sa shumë kompania finlandeze i dha zhvillimit të teknologjisë në periudhën e ekzistencës së saj dhe kohës kur ajo ishte lider i tregut.

burimi: CNET

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0