Duke pasur parasysh rritjen ekonomike të vendit të vlerësuar paraprakisht në 3.9% dhe infacionin mesatar rreth 2%, mund të themi se kemi pasur një rritje natyrale të të ardhurave.
Sipas të dhënave, rritja më e madhe u shënua nga tatim-fitimi, me një nivel të ardhurash 31.6 miliardë lekë, me rritje mbi 8%.
Të ardhurat nga TVSH, (kontribuesi më i madh në buxhetin e shtetit) ishin mbi 6% më të larta se një vit më parë.
Me rritje 10% rezultuan të ardhurat nga akciza.
Ndërsa ishin më të larta se një vit më parë, një pjesë e mirë e të ardhurave nga taksat dhe tatimet ishin nën nivelin e parashikuar nga Ministria e Financave në objektivat e saj të arkëtimit.
Kujtojmë se vitin e kaluar pati dy fushata të rëndësishme me kontribut të përkohshëm në buxhet. Në gjsmën e parë të vitit ishte rivlerësimi i pasurive. Pothuajse gjatë gjithë vitit të kaluar, ishte në fuqi fshirja e pjesshme e detyrimeve të prapambetura nga biznese e individë, me kusht pagesën e një pjese detyrimesh dhe në trë muajt e fundit të vitit ishte aksioni kundër informalitetit, i cili gjithashtu nxiti pagesat e prapambetura, apo deklarimet informale.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.