Konfindustria: të shtyhet afati i TVSH për biznesin e vogël. Rrezikohet rritja e papunësisë

Konfindustria: të shtyhet afati i TVSH për biznesin e vogël. Rrezikohet rritja e papunësisë


Konfindustria bën të ditur se do t’i kërkojë qeverisë shqiptare shtyrjen e zbatimit të TVSH (Tatimit të Vlerës së Shtuar) mbi kategorinë e biznesit të vogël të parashikuar në 1 prill 2018 për fillimin e vitit të ardhshëm. Konfindustria vëren se, “nga të dhënat zyrtare, janë me mijëra biznese të vogla, që sipas Drejtorisë së Tatimeve po kalojnë me shpejtësi në mbyllje të sforcuara si pasojë e përfshirjes në skemën e TVSH”.

Konfindustria, duke e mbështetur parimisht vlerëson, se shtrirja e TVSH mbi biznesin e vogël me qarkullim vjetor mbi 2 milionë/lekë nuk duhet të ndërmerret si një akt i veçuar, por pjesë e një procesi të mirëstudiuar profesional, institucional dhe ligjor për ndikimin e një mase të tillë në ekonominë dhe mirëqënien e qytetarëve shqiptarë në afatgjatë. Masa e mësipërme ka vetëm ndikim të tërthortë dhe jo të drejtpërdrejtë në uljen e nivelit të informalitetit në ekonomi.

Në rast të kundërt, sipas administratorit të Konfindustrisë Gjergj Buxhuku, pasojat do të jenë mbyllja e disa mijëra bizneseve të vogla, që do të kërkojnë mbështje sociale papunësie nga buxheti, monopolizim sektorial, rrezikim masiv të prodhimit vendor, që punon me cikël të mbyllur për tregun e brendshëm dhe favorizim i prodhimeve të importit. Gjithashtu, vështirësia objektive e menaxhimit nga institucionet fiskale përgjegjëse të skemës së zgjeruar të TVSH, rrezikon të prodhojë probleme financiare për buxhetin e shtetit dhe njëkohësisht rritjen e mundësive për abuzime dhe korrupsion.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0