Mënyra më e mirë për t’i mësuar matematikën fëmijëve, sipas Jeff Bezos

Mënyra më e mirë për t’i mësuar matematikën fëmijëve, sipas Jeff Bezos


Jeff Bezos, CEO i Amazon dhe njeriu më i pasur në botë, e ka arritur pasurinë e tij duke qenë krijues dhe duke provuar mënyra jo-ortodokse të zgjidhes së problemeve.

Mesa duket ai dhe e shoqja, MacKenzies Bezos, përdorin të njëjtën metodë për edukimin e fëmijëve.

“Ne kemi provuar çdo gjë…gjuhën Mandarin, programin e Singapor për matematikën dhe shumë kurse dhe sporte me fëmijët e tjerë të lagjes,” thotë MacKenzie Bezos.

Mësimi i një gjuhe të huaj mendohet të ketë shumë benefite dhe aktivitetet në grup ndihmojnë që fëmijët të jenë më të aftë. Por çfarë saktësisht është programi i matematikës së Singaporit?

Matematika e Singaporit, është një metodë mësimdhënie shumë e përhapur në Shanghai, Kinë dhe Singapor.

“Studentët mësojnë një koncept specifik para se të shkojnë në ide më komplekse, në një progresion linear,” shkruan Aleksei Vernitski, pedagogë në Universitetin Essex.

Në Shanghai, shkollat që praktikojnë këtë metodë, studentët nuk janë të grupuar sipas aftësive të tyre intelektuare. Të gjithë studentët kryejnë të njëjtën punë në të njëjtën kohë përpara se të perfeksionojnë konceptin dhe të avancojnë së bashku në arritjen e përfundimit.

Në të kundërt, shkollat amerikane e mësojnë matematikën duke përdorur metodën “qasja e mendësisë,” e cila synon t’ju mësoj studentëve një formë më intuitive të kuptimit të koncepteve duke filluar me një koncept më të gjerë përpara se të zgjidhësh një problem.

Një studim i vitit 2015 i bërë në 140 shkolla në Mbretërinë e Bashkuar nga UCL Institute of Education dhe Universiteti i Kembrixhit zbuloi se “qasja e zotërimit” përmirëson shpejtësinë me të cilën nxënësit mësojnë matematikën.

Dhe në provimin PISA  (Program për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve) në vitin 2015 – një provim mbarëbotëror që teston aftësitë e matematikës, shkencës dhe leximit të 15-vjeçarëve – Singapori ishte vendi me performancë më të mirë në secilën lëndë.

/WeForum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0