Pas disa vitesh bankat tregtare të dala në shitje në tregun vendas duket se po arrijnë të negociojnë transaksionet e shit-blerjeve. Fibank, banka me kapital bullgar, vlerësohet të ketë nisur bisedimet për të blerë Tirana Bank.
Për nga vlera e kapitalit, Tirana Bank, është më e madhe se Fibank, por Tirana Bank, e cila renditet e gjashta për nga madhësia e saj është pjesë e hershme e planit të ristrukturimit të Grupit Pireus Bank.
Fibank duket se ka shprehur interes konkret për Tirana Bank. Kjo nuk është risi për bankën e vogël bullgare.
Sipas të dhënave të tregut bankar, Fibank ka ende një peshë të vogël me vetëm 1.4% të totalit të aseteve. Tirana Bank, ka një peshë gati 4 herë më të lartë, me 5.4% të totalit të aseteve.
Më parë, Fibank garoi për blerjen e Credit-Agricole, por pa sukses. Edhe në rastin e NBG Bank, Fibank cilësohet të ketë qenë një nga kandidatët kryesorë për blerje, por transaksioni u realizua me sukses në favor të Bankës Amerikane të Investimeve, ABI Bank.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto