Bëhuni gati për një mori makinash Porsche elektrike...çfarë?

Bëhuni gati për një mori makinash Porsche elektrike…çfarë?


Porsche është zotuar se do të prodhojë edhe më shumë variante të makinës se saj të parë sportive elektrike. Këtu përfshihet edhe një variant i bazuar në dizajnin e Mission E Cross Turismo. Kjo vjen, në kohën që kompania gjermane e makinave sportive dhe luksoze, përgatitet për revolucionin e pritshëm në industrinë automotive.

Makina 100% elektrike por edhe hibride, do të zënë 25% të dërgesave globale të kompanisë në vitin 2025, u shpreh kompania Gjermane në një deklaratë për shtyp të premten. Kompania parashikon të fillojë të shesë Porsche Mission E në vitin 2019. Ata prezantuan konceptin e Cross Turismo në Geneva Motor Show javën që shkoi.

Kompania me kthimin më të madh nga shitjet e Volkswagen Group, e cila këtë vit feston70 vjetorin e makinës së parë sportive, ka filluar seriozisht përgatitjet për një nga ndryshimet më të mëdha teknologjike, e cila prek së tepërmi edhe industrinë automotive. Ulja e normave të ndotjes, ka detyruar prodhuesit që të zhvillojnë makina hibride ose 100% elektrike. E gjithë kjo, ndonëse kërkesa për to vazhdon të mbetet e ulët. Porsche veçanërisht është e ekspozuar ndaj këtyre ligjeve duke patur parasysh se thuajse të gjithë makinat e saj kanë motorrë të fuqishëm.

“Për 10 vitet e ardhshëm, Porsche do të fokusohet në 3 shtylla kryesore. Optimizimi i makinave me motorrë me djegie të brendshme, modelet PLUG-IN HYBRID dhe makina sportive 100% elektrike.” Këto ishin fjalët e Oliver Blume, CEO i Porsche, në një fjalim pranë Porsche Museum. Ky ndodhet pranë zyrave qendrore të kompanisë, në Shtutgart të Gjermanisë. “Rajone të ndryshme të botës janë duke u zhvilluar ndryshe nga njëri-tjetri. Kështu, na duhet të jemi sa më fleksibël”, vazhdoi ai.

Burimi: Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0