Si ju lindi ideja e këtij filmi?
Ideja e këtij filmi ka lindur një vit më parë. Mua më ka tërhequr kjo teknikë xhirimi që në momentin e parë që u shfaq për publikun. Skenari që kam shkruar mendova se ishte adapt për një film të këtij formati, për arsyen se kërkoja që publiku të zgjedhë vetë këndvështrimin e ngjarjes dhe gjithashtu gjithsecili nga spektatorët të mbajë një qëndrim individual ndaj kësaj historie. Vetëm kjo teknikë mund të ta japë këtë mundësi.
Teknika 360°VR është një nga format e reja të xhirimit filmik, me kamera speciale. Kjo teknologji e re mundëson një pamje 360° të skenës së filmit. Gjithëkush zgjedh të shohë atë kënd ose atë personazh që do gjatë filmit për aq kohë sa do. Dëshira ime për të xhiruar këtë film u bashkua me dëshirën e mirë të një grupi artistik shumë profesionist shqiptaro-italian dhe vendosëm ta realizonim. Grupit dhe dëshirës tonë iu bashkangjit ndihma e Fondit Zvicerian të Kulturës, të cilët vlerësuan dhe besuan në projektin tonë dhe na financuan. Gjithashtu, kësaj nisme po i bashkohen, kompani të tjera private dhe televizione, të cilat duan të jenë pjesë e këtij projekti, i pari i këtij lloji në Shqipëri.
Lexoni: Vjen filmi i parë VR në gjuhën shqipe
Si mendoni se do të pritet kjo risi?
Ky film edhe pse është shumë i vështirë për t’u realizuar, ne me stafin po bëjmë një punë kolosale 24 orë dhe mendojmë se puna jonë do të shpërblehet me një produkt të mirë për publikun dhe që mund të krenohemi dhe në festivalet e filmit ku do konkurojë. Jam i sigurtë që do pritet mirë, sepse është një histori e bukur e treguar në një formë të veçantë, me aktorë të shkëlqyer dhe e shfaqur në një teknikë të re dhe argëtuese.
A vlen në këtë rast pyetja “kur do të dalë në kinema”?
Shfaqja e këtij filmi nuk bëhet në sallën e kinemasë, por ka forma të tjera, të cilat do të jenë afër publikut.
Kur pritet të jetë gati për publikun?
Së shpejti filmi do jetë gati për t’u shfaqur. Nuk mund të japim datë të saktë, sepse jemi akoma në punë e sipër.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.