Vjen filmi i parë VR në gjuhën shqipe
Përditësuar së fundmi: 18/03/2018

Vjen filmi i parë VR në gjuhën shqipe

Share
nga Neada Muçaj
Mar 18, 2018

Për herë të parë në Shqipëri do të vijë një produksion kinematografik në gjuhën filmike të teknikës më të fundit 360 VR.

Një prodhim Shqiptaro-Italian do të vijë nën prodhimin e EJF Production i cili do të paraqesë një histori magjepsëse.

Natën në një cirk zhvillohet një ngjarje sa sureale aq edhe reale mes dy punonjësve të gjymtuar të cirkut dhe një kali i cili vjen si dhuratë.

Filmi ende është në xhirim e sipër, dhe do të jetë premiera e parë në Shqipëri e cila do të jetë ndryshe nga ato që kemi parë zakonisht. Ai nuk do të shfaqet në kinema, por në një ambient tjetër i cili do të jetë suprizë.

Skenari dhe regjia e këtij prodhimi do të vijë nga Jonid Jorgji, e në rolet kryesore do të jenë aktorët Arjeta Dhima dhe Alfred Zeneli.

Filmat 360 VR janë fjala e fundit e teknologjisë dhe për shkak të efekteve që i jep shikuesit është bërë shumë tërheqëse dhe argëtuese. E parë me anë të syzeve VR, spektatori e zgjedh vetë planin që do të shohi, duke e vendosur atë virualisht në momentin e ngjarjes.

/IMA