Euro zbret në 129 lekë. Zhvlerësohet edhe dollari

Euro zbret në 129 lekë. Zhvlerësohet edhe dollari


Për kompanitë e prodhimit dhe të eksportit, nuk ka lajme të mira nga tregu i këmbimit valutor. Forcimi i monedhës vendase ka vijuar ndaj euros dhe dollarit, duke vendosur një rekord të ri për euron në dhjetëvjeçarin e fundit. Sipas të dhënave të tregut valutor dhe tregut zyrtar të këmbimit, një euro ka zbritur nën 130 lekë. Banka e Shqipërisë raporton se një euro u këmbye sot me 129.05 lekë. Në një ditë, euro u zhvlerësua gati 0.9 lekë.

Në pikat e këmbimit valutor, leku është forcuar edhe ndaj monedhave të tjera, përfshirë monedhën tjetër kryesor për tregtinë e shkëmbimet monetare, dollarin amerikan. Një dollar u këmbye mesditën e së mërkurës me 105.5 lekë. Ky është niveli më i ulët i shënuar në më shumë se tre vite. Një vit më parë, një dollar këmbëhej 127.5 lekë.

Fuqizimi i lekut pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa diskutimet për burimin e shtuar të euros dhe efektet e politikës së deeuroizimit nga Banka e Shqipërisë mbeten të hapura.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0