Deri në vitin 2050, bota ka gjasa të ketë ndryshuar në mënyrë drastike nga ajo që njohim tani, dhe peisazhi ekonomik dhe financiar i planetit nuk do të jetë përjashtim.
Një raport nga gjiganti i shërbimeve profesionale PwC tregon se cilat ekonomi në mbarë botën do të jenë më të mëdhatë dhe më të fuqishmer për 33 vjet.
Raporti, i titulluar “Pamja e plotë: si do të ndryshojë rendi ekonomik global deri në vitin 2050?” renditi 32 vende nga prodhimi i tyre i brendshëm global bruto i parashikuar nga barazia e fuqisë blerëse.
Me përjashtim të Shteteve të Bashkuara, shumë prej ekonomive aktuale të fuqishme në botë si Japonia dhe Gjermania do të kenë rënë poshtë në renditjen globale, të zëvendësuara nga vende të tilla si India dhe Indonezia, të cilat aktualisht janë tregje në zhvillim.
Renditja më poshtë ju njeh me vendet me ekonominë më të fortë në botë:
1. Kina — 58.499 trilionë $.
2. India — 44.128 trilionë$.
3. Shtetet e Bashkuara të Amerikës— 34.102 trilionë$.
4. Indonezia — 10.502 trilion$ë.
5. Brazili — 7.540 trilionë$.
6. Rusia — 7.131 trilionë$.
7. Meksika — 6.863 trilionë$.
8. Japonia — 6.779 trilionë$.
9. Gjermania — 6.138 trilionë$.
10. Mbretëria e Bashkuar — 5.369 trilionë$.
11. Turqia — 5.184 trilionë$.
12. Franca — 4.705 trilionë$.
13. Arabia Saudite — 4.694 trilionë$.
14. Nigeria — 4.348 trilionë$.
15. Egjipti — 4.333 trilionë$.
16. Pakistani — 4.236 trilionë$.
17. Irani — 3.900 trilionë$.
18. Korea e Jugut — 3.539 trilionë$.
19. Filipinet — 3.334 trilionë$.
20. Vietnami — 3.176 trilionë$.
21. Itali — 3.115 trilionë$.
22. Kanada — 3.1 trilionë$.
23. Bangladeshi — 3.064 trilionë$.
24. Malajzia — 2.815 trilionë$.
25. Tailanda — 2.782 trilionë$.
26. Spanja — 2.732 trilionë$.
27. Afrika e Jugut — 2.570 trilionë$.
28. Australia — 2.564 trilionë$.
29. Argjentina — 2.365 trilionë$.
30. Polanda — 2.103 trilionë$.
31. Kolumbia — 2.074 trilionë$.
32. Hollanda —1.496 trilionë$.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.