Porsche do të eleminojë motorrët me naftë në favor të atyre elektrik

Porsche do të eleminojë motorrët me naftë në favor të atyre elektrik


Kanë kaluar thuajse 9 vite që kur Porsche prezantoi për herë të parë një makinë me motorr me naftë. I pari, ishte modeli Cayenne, i pasuar me Panamera dhe Macan. Sot, në vitin 2018 duket se gjithë kësaj historie pritet t’i vijë fundi. Porsche ka vendosur ndalimin e ofrimit të motorrëve diesel, në një të ardhme të papërcaktuar.

Një zëvendës i Porsche shprehet për Autocar se e gjithë kjo ndodh për shkak të një “ndryshimi kulturor”. Modelet diesel, nuk janë pritur mirë dhe ka patur rënie të shitjeve për kompaninë në të gjithë botën. Cayenne Diesel, ndaloi së ekzistuari që prej vjeshtës 2017, e tashmë, është radha e Macan S Diesel dhe Panamera 4S Diesel.

Motorrët diesel të Porsche, janë ata 3.0 V6 të prodhuar nga Volkswagen Group dhe që gjejnë përdorim të gjerë brenda grupit. Por gjermanët nuk u treguan edhe aq “gjermanë” kësaj radhe. Disa Cayenne Diesel, u nisën aksidentalisht për në Amerikë përpara se t’i instalohej software i famshëm për “trukimin” e gazrave. Kësaj radhe, ata nuk mundën të mashtronin më pajisjet për testimin e gazrave dhe përputhjen me standardet e kërkuara.

Porsche, është kompania e parë gjermane, e cila del kaq hapur kundër modeleve diesel. Kjo, ndoshta lidhet pak edhe me statusin që kompania gëzon nga vitet e shkuara.

Në Korrik të vitit 2017, CEO i Porsche, Oliver Blume, u shpreh për Reuters se kompania mund të lërë motorrët diesel në favor të modeleve hibride ose 100% elektrike.

Kompania ka shpenzuar mbi 1 miliardë dollarë për përmirësimin e fabrikës së saj në Stutgard. Kjo për të realizuar planet për prezantimin e modelit Mission E me 4 dyer në vitin 2019. Ky model, do të jetë një rival i drejtpërdrejtë i Tesla. Anëtari i bordit të R&D pranë gjermanëve, Michael Steiner, u shpreh pak ditë më parë se makinat elektrike duhet të përbëjnë 25% të shitjeve vjetore të Porsche deri në vitin 2025. Modelet e ardhshme të Porsche, do të ndajnë një platformë elektrifikimi me “djalin e shtëpisë”, Audi.

Burimi: AutoBlog

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0