Studentët në Danimarkë kanë patur vazhdimisht interes në rënie përsa i përket arsimimit.
Të rinjtë zgjedhin kryesisht shkollat dhe kurset profesionale, duke shmangur kështu koston e lartë dhe vitet e gjata të studimeve.
Por, duket se gjithçka ka ndryshuar. Për të ndjekur studimet e larta në Danimarkë tanimë nuk taksohesh, por shpërblehesh.
Qeveria daneze paguan me 1 mijë dollarë në muaj çdo student që jeton e studion larg vendlindjes së tij.
Megjithatë, kjo ka shkaktuar jo pak debat në vend. Pyetja që diskutohet është: A duhet ta paguajë vet studenti arsimimin e tij të lartë?
Gjithsesi, papunësia e të rinjve në Danimarkë është shumë e ulët, rreth 11%, më e ulëta në Europë dhe në SHBA.
Kjo nismë e qeverisë ka gjetur mbështetje të shumtë, sikurse ka fituar edhe kundërshtarë.
Danimarka, Norvegjia, Skocia dhe Finlanda janë të vetmet vende në Europë ku nuk ka tarifë shkollimi për studentët.
/Mic.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.