Tre ditë para hyrjes në fuqi të çmimit të shtrenjtuar të ujit, Autoriteti i Konkurrencës ka nxjerrë një vendim me rekomandime për Entin Rregullator të Ujit.
Vendimi i publikuar këtë të mërkurë, bën të ditur se i rekomandohet Entit të ketë parasysh disa rrethana para se të vendosë për tarifat e reja të ujit.
Udhëzimet nga Autoriteti i Konkurrencës, që në rastin më të mirë pritet të vlejnë në të ardhmen dhe jo për tarifat e miratuara tashmë, i vënë në dukje Entit Eregullator të Ujit se duhet të ketë parasysh së pari rrezikun e shtrembërimit të konkurencës në treg. Autoriteti thotë se ERRU, duhet të ketë parasysh:
- Detyrimin për zbatimin e nenit 69 dhe 70 të Ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” (i ndryshuar), duke kërkuar vlerësimin ligjor të Autoritetit të Konkurrencës për çdo projekt-akt normativ që potencialisht mund të sjellë kufizime të konkurrencës në tregun përkatës.
- b) Për çdo rast të rishikimit të tarifave të reja për ndërmarrjet e ujësjellës kanalizime, të përcaktohet qartë struktura e kostos mbi bazën e së cilës miratohen tarifat, bazuar në metodologjinë “Për vendosjen e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largim e përpunimin e ujërave të ndotura”, në të cilën përfshihen kostot e:
– Tarifës së ujit për shitje sipas kategorive të konsumatorëve;
– Tarifës për Shërbimin e Grumbullimit, Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura;
– Tarifës së shërbimit.
- Rritja e tarifave duhet të jetë graduale dhe në përputhje me kriteret e performancës, në mënyrë të veçantë të orarit të furnizimit me ujë.
- Të rishikohen kostot në drejtim të rritjes së performancës së administrimit dhe të rishpërndahen burimet e të ardhurave të kërkuara për investime edhe nga ulja e kostove të operimit dhe mirëmbajtjes pasi sipas vendimit të ardhurat do të vijnë në masën 96% nga rritja e tarifave, dhe vetëm 4% nga rritja e nivelit të faturimit
- Publikimin dhe bërjen transparente brenda 30 ditëve nga dalja e këtij vendimi të të gjithë informacionit në lidhje me aplikimet për ndryshimin e tarifave, kostot përkatëse mbi të cilat bazohen këto ndryshime, si dhe për vitet 2018 dhe 2019 të publikohen treguesit e parashikuar për “ujin pa të ardhura”, “Kohëzgjatjen e furnizimit” dhe “Efiçencën e stafit”.
Autoriteti i Konkurrencës i kërkon Entit Rregullator t’i rekomandojë UKT-së që:
Aksionarët e UKT për ta bërë tregun sa më efiçent duhet të vlerësojnë mënyrat alternative të financimit të nevojave financiare të UKT nëpërmjet kredive të buta/të lehtësuara ose nëpërmjet obligacioneve të qeverisjes vendore sipas Ligjit nr. 10 158, datë 15.10.2009 “Për obligacionet e shoqërive aksionare dhe qeverisë vendore.
Lexoni: Vit i ri ujë e prona më shtrenjtë
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto