Një vendim i 11 nëntorit të vitit të kaluar përcaktonte mënyrën sesi do të bëhet riorganizimi i kësaj agjencie, çfarë do të ndodhte me sektorët e IT nëpër struktura të veçanta dhe si do të operohet në rastet e blerjeve.
Në fakt, me këtë masë vendoset qendërzimi i gjithë sistemit të teknologjisë duke ofruar një mënyrë më të mirë të menaxhimit të blerjeve që bënin dikur institucionet për llogari të drejtorive IT.
Tashmë për çdo kërkesë, institucionet duhet të plotësojë një plan paraprak dhe ta dorëzojnë pranë AKSHI-t brenda datës 30 qershor të çdo viti, si pjesë e përgjegjësive të veçanta që ka ky institucion.
Vendimi për përgjegjësitë e AKSHI-t thotë se: “Përgjigjet për ngritjen, mirëmbajtjen dhe administrimin e sistemeve dhe aplikacioneve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, për infrastrukturën e qendërzuar dhe infrastrukturën TIK, për institucionet dhe organet e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave.
Ai organizon prokurimin e përqendruar për pajisjet TIK, me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla, dhe për institucionet dhe organet e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave, të cilat, jo më vonë se data 30 qershor, i dërgojnë kërkesë me shkrim AKSHI-t për nevojat e tyre për projektet dhe pajisjet TIK për vitin pasardhës”, thuhet në vendim.
AKSHI tashmë do të shërbejë si institucioni kyç për blerjet, por duke i lënë kohë të riorganizohet kjo pikë duket të bëhet efektive financiarisht vitin e ardhshëm ose të paktën kështu e përcakton vendimi.
“Fondet buxhetore për shërbimet sipas shkronjës “i”, të pikës 6, të këtij vendimi, për institucionet dhe organet e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave, do të parashikohen në buxhetin vjetor të AKSHI-t. Për të gjitha institucionet jobuxhetore, AKSHI do t’i ofrojë shërbimet kundrejt tarifave.
Efektet financiare të kësaj pike fillojnë më 1 janar 2019:
Riorganizimi do frenojë blerjet
Bizneset që operojnë në sektorin e teknologjisë së informacionit, si ato që shesin pajisjet hardware edhe ato të software, thanë për ‘Monitor’ se masa e fundit e qeverisë mund të sjellë një tkurrje të dukshme gjatë këtij viti në kërkesë.
“Vendimi përcakton se cikli i riorganizimit do të mbyllet në vitin 2019, ndërkohë që 2018 do të jetë një fazë tranzicioni. Ne mendojmë se kjo fazë, në mënyrë të pashmangshme, do të ndikojë në mënyrë drastike tek sektori sidomos tek shitja e pajisjeve hardware.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.