Edhe ujërat që nuk marrim nga rrjeti i ujësjellësit do të paguhen. Projektiligji i mbërritur së fundi në Kuvend pritet të sanksionojë nismën për të paguar edhe për puset e ujit. Fokusi janë të gjitha bizneset që shfrytëzojnë ujërat nëntokësorë me puse. Sipas projektilgjit, sipërmarrjet duhet t’i formalizojnë përmes vetëdeklarimit.
Operatorët kanë 6 muaj kohë për të deklaruar puset që shfrytëzojnë, me hyrjen e ligjit në fuqi, në rast të kundërt do të përballen me sanksione.
Projektligji thekson se, ‘në nenin 66 propozohen disa ndryshime dhe shtesa, nisur nga problematika aktuale, ku një numër i madh subjektesh fizike apo juridike kanë hapur puse për shfrytëzimin e ujërave nëntokësore, ka lindur nevoja e formalizimit të kësaj veprimtarie nëpërmjet lehtësimit të procedurave të formalizimit të tyre. Subjektet që vetëdeklarojnë veprimtarinë e tyre brenda afatit të përcaktuar nuk do të ndëshkohen për kundërvajtjen administrative të kryer’’.
Në rast në kundër, ligji parashikon dënime me gjobë, 500 mijë lekë deri në 2 milionë lekë. Ndërkaq, pas miratimit në Kuvend, Këshilli i Ministrave, do të përcaktojë dokumentacionin që duhet të plotësojnë subjektet vetëdeklaruese.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto