Pritet një muze detarie, nga vajza që prodhon varka në rrethinat e Tiranës - Business Magazine Albania

Pritet një muze detarie, nga vajza që prodhon varka në rrethinat e Tiranës


Në pushishten e saj në Prush të Tiranës, Genta Ahmeti e ka çuar nismen e saj të ndërtimit të varkave në një fazë tjetër. Ajo së shpejti planifikon të hapë një ‘muze të gjallë’. Muzeu i Detarisë, objektiv i Gentës, parashikon të ketë edhe anije që kanë lundruar në ujëra kombëtare e ndërkombëtare.

‘’Përveç punimeve të varkave artizanale ajo që duam të ofrojmë është mundësia e një galerie apo muzeu të gjallë, ku njerëzit të mund të njihen me traditën tonë të detarisë si dhe kulturën detare’’, shprehet Genta për Businessmag.al.

Në punishten e saj modeste njihesh me disa nga punët e përfunduara dhe me varkat që kërkojnë ende kohë e mund të jenë gati për lundrim. Gjysma e ditës e gjen Gentën në punishte, në gjysmën tjetër i takon të punojë diku tjetër në mënyrë që të gjenerojë të ardhura për të investuar në punishte. Nata e gjen Gentën mbi libra e para ekranit të laptop-it duke studiuar lidhur me përmirësimin e teknikave të ndërtimit të varkave.

Duke vënë në punë pasionin dhe profesionin e saj, Genta po punon  për të promovuar varkat ekologjike si ato me vela dhe lopata, ndryshe nga praktika e lundrimit të varkave me motorrë e të ndërtuara me material joekologjik. Ajo po negocion me autoritetet e qyteteve bregdetare për të promovuar për fëmijë e të rritur sportin e garave me varka, ku pse jo të vendosë një “flotë” varkash nën kujdesin e profesionistëve për lundrime turistike në det e liqen. Varkat dhe aktivitete të tilla i mungojnë bregdetit tonë.

Përmes muzeut të detarisë, Genta synon të prezantojë, modelet e anijeve që kanë lundruar në Adriatik dhe në botë, sigurisht të punuara nga dora e saj. ‘’Do të ketë një gamë të gjerë të modeleve të prodhuara në Shqipëri gjatë kohës së komunizmit, harta, pjesë të anijeve dhe varkave të vjetra si edhe informacion historik’’. Për këtë projekt ka kontaktuar me një grup arkeologësh të huaj, të cilët pritet ta asistojnë.

Kjo është rruga që kam zgjedhur dhe nuk do të ndalem paçska vështirësive”, thotë Genta. Në punishten e saj, përulur mbi krijesën e drunjtë ajo punon e kalit me durim projektet e saj, e pamërzitur që jashtë vendit të saj ky profesion do ta bënte të pasur.

Lexoni: Ja cilët do të jenë gjysëmfinalistët e “Do you have an idea?”

 Çfarë ka bërë deri më tani Genta e varkave

Genta ka studiuar në Fakultetin e Inxhinierisë Pyjore, dega Përpunim Druri e specializuar në prodhim varkash në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Pas një periudhë të gjatë në Itali, ka zgjedhur të angazhohet në punishten e saj, bashkë me të atin, marangoz. Deri më tani, ajo ka përfunduar e shitur disa varka.

‘’Nga punishtja jonë artizanale gjatë vitit të parë të prodhimit janë krijuar 6 modele varkash druri. Bëhet fjalë për varka për përdorim kryesisht për kënaqësi, me vela, lopata, si dhe me motorr. Aktualisht po punohet mbi projektet dhe të dy modeleve të tjera, për të plotësuar modelet e varkave dhe skafeve klasikë prej druri’’, thotë Genta.

Gjithashtu, thekson se klientëve u jepet dhe mundësia për të realizuar projekte me kërkesa të veçanta. Duke qenë se bëhet fjalë për punime artizanale druri, çmimi i një varke fillon nga 1200 euro. Çmimi varet nga modeli dhe kërkesat ekstra që mund të ketë çdo klient.  Punishtja ka shitur disa varka me lopa, me vela si dhe motorskaf klasik. Përgatiti: Marcela Llanaj

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0