Kjo do t’u mundësojë operatorëve të telekomit të nënshkruajnë marrëveshje me njëri-tjetrin në mënyrë që të ulin çmimet.
“Ne nuk mund të kemi një pagesë prej 6-7 leva (njësia monetare bazë e Bullgarisë) në minutë me Republikën e Maqedonisë, Bosnjën ose Serbinë. Këto janë çmime monstruoze,” tha Moskovski, duke shtuar se pret që operatorët të nënshkruajnë marrëveshjen deri në fund të vitit 2017.
Duke folur në një forum, ai tha se gjatë presidencës së Këshillit Bullgar në Bashkimin Europian në vitin 2018, detyra kryesore e Bullgarisë do të ishte angazhimi i saj për pranimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
“Lidhja e Ballkanit Perëndimor është shumë e rëndësishme për përfundimin e korridorit të 8 të transportit për lidhjen Sofje-Shkup me një infrastrukturë adekuate. Infrastruktura e transportit në përgjithësi do të japë një perspektivë të zhvillimit jo vetëm për Ballkanin por edhe për të gjithë Bashkimin Europian,” u shpreh Moskovski.
burimi: BalkanEu
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.