Sipërmarrëset shqiptare më të fuqishme të vitit

Sipërmarrëset shqiptare më të fuqishme të vitit


Anisa Skëndaj, Vilma Nushi, Vjollca Hoxha. Këto janë vetëm tri prej grave më të suksesshme të biznesit në Shqipëri, por lista është akoma dhe më e gjatë.

sipermarreset-shqiptare-te-fuqishme-te-vitit-businessmag

 

Për të tretin vit rradhazi, lista e grave më të fuqishme në fushën e biznesit kryesohet nga Anisa Skëndaj.

Anisa Skëndaj është aksionere mazhoritare (60%) e kompanisë Info Telecom.

12,5 miliardë lekë të vjetra të ardhura xhiroi kjo kompani gjatë vitit 2016. Kompania e saj përfshin disa emra të njohur në fushën e telekomunikaconit dhe marketingut. Fitimet e Skëndaj arrijnë vlerën e 184 milionë lekëve.

 

Vilma Nushi, renditet e dyta në listën e suksesit me 10,4 miliardë lekë të ardhura nga kompania “Marketing & Distribution” (M&D). Nushi zotëron 100% të aksioneve.

Fitimet e saj kapin vlerën e 318 milionë lekëve.

sipermarreset-shqiptare-te-fuqishme-te-vitit-businessmag

Të tretat rendiden gratë e familjes Hoxha.

Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha dhe Redia Hoxha janë aksioneret e përbashkëta të “Top Media”, të cilat zotërojnë rreth 41% të aksioneve në Digitalb dhe 100% të aksioneve në Top Channel dhe disa kompani të tjera që i drejtojnë.

sipermarreset-shqiptare-te-fuqishme-te-vitit-businessmag

Gjatë këtiji viti bizneset e tyre sollën të ardhura prej 7,9 miliardë lekësh dhe një fitim prej 225 milionë lekësh.

Në vend të katërt renditet Merita Sheqi që bashkë me të shoqin drejton një kompani tregtimi të produkteve farmaceutike me 606 milionë lekë të ardhura dhe fitime prej 164 milionë lekësh.

Donikë Gega drejton një biznes tregtimi të karburanteve, gazi dhe lubrifikantësh për makina, duke grumbulluar kështu 3,2 miliardë lekë të ardhura dhe 160 milionë lekë fitim.

sipermarreset-shqiptare-te-fuqishme-te-vitit-businessmag

Sipërmarrja e fasonerisë i ka sjellë shumë fitime Donika Micit, e cila është punëdhënësja më e madhe grua në vend, me 1,800 të punësuar në biznesin e saj të prodhimit të këpucëve që mbajnë mbiemrin e saj. Shitjet e “Mici’s Shoes” shkojnë përtej tregut kombëtar.

Të ardhurat e saj janë 2,9 miliardë lekë dhe fitimet 85 milionë lekë.

Lexoni: Shpallet lista e më të pasurve, ja cilët janë 10 shqiptarët që kryesojnë listën

Ndërkohë lista vazhdon me emra të tjerë të njohura e të panjohura, por shumë të suksesshme në kompanitë që drejtojnë.

/Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0