Mësoni të krijoni super lojëra në realitetin virtual – edhe nëse nuk keni krijuar kurrë një lojë më parë - Business Magazine Albania

Mësoni të krijoni super lojëra në realitetin virtual – edhe nëse nuk keni krijuar kurrë një lojë më parë


A ju kujtohet tv show “VR5” i cili transmetohej vite më parë nga gjigandi mediatik Fox? Ky show kishte në fokusin e tij zhvillimin e realitetit virtual i cili dukej të ishte e ardhmja për lojërat dhe të gjithë përvojën kibernetike. Kjo ngjarje i takon 22 viteve më parë, ka ndodhur në 1995-n.

Ndërsa bumi i realitetit virtual nuk ndodhi aq shpejt sa u parashikua ,ky bum po ndodh tashmë me syzet dhe pajisjet që shërbejnë si ndërmjetës mes nesh dhe realitetit virtual, siç është rasti i “Samsung Gear” dhe “Oculus Rift” të cilët gëzojnë një popullaritet në rritje.
Tani, përdoruesit e VR kanë nevojë për përmbajtje …dhe krijimi i kësaj përmbajtjeje kërkon një proçes krejt të ri zhvillimi, një sërë aftësish që mund t’i zotëroni me ndihmën e paketës së plotë të zhvillimit VR. Është në shitje për vetëm 34 $.

Lexoni : VIDEO LOJËRAT E PREFERUARA TË ELON MUSK

Paketa përfshin 5 kurse . Të gjithë kurset synojnë t’ju rrisin profesionalisht duke kaluar nga pozicioni i një fillestari drejt të qenit një artist i vërtetë i realitetit virtual. Rritja e aftësive tuaja vjen në përpjestim të drejtë me vënien e aftësive të reja në praktikë përmes krijimit të një loje.
Duke filluar me VR Game Development , me Unity for Beginners, ju do të mund të përdorni platformën më të njohur të zhvillimit të lojërave e cila do të ju mundësojë eksperiencën e të krijuarit lojëra në realitetin virtual sapo të keni mësuar bazat.

Një tjetër aset i kësaj pakete është WebVR për fillestarët : Të ndërtuarit website-t e realitetit virtual me A-Frame do të ju tregojë ju se si të merrni elemente nga bibloteka me burim të hapur A Frame, për të krijuar një ekran VR që mund të funksionojë në çdo shfletues interneti.

Në Unity VR Development : Tek loja “Natë me mushkonjat”, ju do të krijoni një pyll paqësor mbushur me mushkonja gjigande, më pas në Unity VR Development – 360° Photos Experience ju do të arrini të krijoni mjedise të cilat duken si reale.
Në fund, Unity VR Development : 360° Video Quizz App do t’ju tregojë si të krijoni një quiz interaktiv në formë loje duke përdorur video me 360 gradë.

Ju mund t’i bashkoheni këtij programi i cili ndahet në 5 kurse duke patur kështu mundësinë e thyrjes së kufinjve më të rinj përmes krijimit dhe zhvillimit të lojërave tuaja. Çmimi i kësaj pakete është ulur mbi 375 dollarë, kështuqë mos humbisni kohën e limituar të shitjes së saj për vetëm 34 dollarë.

Burimi : thenextweb.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0