Mitusbishi Eclipse Cross është ekzaktësisht crossover mesatar, i përballueshëm nga shumica e personave të cilët janë gati të paguajnë për një makinë të re. Ajo do të dali në shitje në fillim të vitit 2018, dhe është e paisur me një motorr me 4 cilindra në linjë, 1.5 litër me turbo.
Një ekran 7.0 inch i paisur me Apple CarPlay dhe Android Auto kamera 360 gradë dhe cruise control do të jenë opsionale për këtë makinë.
Ndonëse ky model ndan emrin me një nga legjendat sportive të kompanisë, kjo nuk është një makinë sportive. Mitsubishi Eclipse Cross është një zgjedhje e mirë për dikë i cili nuk do të shpenzojë shumë, dhe për dikë i cili kërkon rehati në udhëtim.
I fundit Eclipse u prodhua në vitin 2012. Ai ishte fundi i një legjende që nisi në vitin 1989. Është në fakt pak e çuditshme ta ringjallësh atë model, me një crossover, i cili ngjan me të vjetrën. Më saktë, një bodystyle, tërësisht i ndryshëm.
Por Mitsubishi justifikohet duke thënë se kjo më shumë se crossover, është një coupe/crossover. Të tilla si Mercedes Benz GLE Coupe ose BMW X6. E gjithë kjo duket më shumë si një shaka e bukur. Mitsubishi Eclise Cross gjendet diku midis Mitsubishi Outlander Sport dhe Mitsubishi Outlander. Gjithashtu motorri 1.5 litër, nuk të jep shumë sensin e një makine sportive. Ky motorr prodhon rreth 161 kuaj fuqi. Të gjitha këto shifra dhe detaje, e lënë atë shumë larg me “konkurentët e pretenduar”.
Lexoni: Bob Lutz jep parashikimet e tij për industrinë e automobilave
Në disa tregje ajo do të frohet me një kambio automatike me 6 shpejtësi me rrotat e para kative. Në tregun Amerikan, ajo do të ofrohet me një kambio automatike CVT me opsion edhe konfigurimin 4×4. Mitsubishi e përshkruan atë si Super All-Wheel Control, e njëjtë me atë që gjendet në legjendet tashmë të vdekur, Lancer Evolution X.
Ndonëse Mitsubishi pretendon se kjo makinë është një direksion i ri për kompaninë, të paktën nga jashtë, ajo është shumë e ngjashme me Outlander dhe Outlander Sport. Pjesa e përparme është një mix midis Mitsubishi Outlander dhe Lexus NX. Pjesa e pasme, ndonëse pak e çuditshme, është e përdorur gjerësisht në industri sot.
Salloni është i thjeshtë por jo i shëmtuar. Vihen re disa përmirësime përsa i përket cilësisë në krahasim me Outlander. Por përsëri mbizotëron ngjyra e zezë dhe përdorimi i gjerë i plastikës. Jo ndonjë gjë e jashtëzakonshme në fakt në makinat e kësaj kategorie. Negativ është fakti që modeli më me shumë opsione nuk ka sistem navigimi nga fabrika. Por, sistemet si Apple CarPlay apo Android Auto të lejonë të përdorësh çdo opsion të celularin nga ekrani i makinës.
Lexoni: Renault-Nissan-Mitsubishi: Përsëri kryesues! Volkswagen në vështirësi!
Të paktën sipas mendimit personal, kjo makinë duhet të ishte diçka komplet e re nga Mitsubishi. Për më tepër emri që mban mbi supe. Që prej muajit prill Carlos Ghosn është një nga CEO-t e rinj të kompanisë i cili, nuk duket edhe aq premtues, të paktën pas makinës për të cilën po flasim. Ai mund të nxjerrë nga kriza jo vetem Renault por edhe Nissan, por duket se ritmi nuk do të jetë më si më parë. Eclipse Cross është thjeshtë një makinë më shumë në treg, por fatkeqësisht, jo diçka e cila na bën entuziast. Është makina e zakonshme e një blerësi të zakonshëm i cili shkon të blejë një makinë.
Ndoshta disa makina janë bërë të jenë të zakonshme, por jo gjithmonë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.