Madeleine Albright (Diplomatja)
“Kanë qenë disa gra që më kanë bërë të ndihem e papërshtatshme për gjërat që kam dashur të bëj, duke më treguar se vendi im ishte diku tjetër dhe jo këtu ku jam. Dhe prandaj është kaq e vërtetë thënia ime se ekziston një vend i veçantë në ferr për gratë që nuk i ndihmojnë gratë e tjera.
Nuk e kam menduar dhe as besuar se do të gjendesha në pozicionin për të thyer një tabu kaq të fortë, veçanërisht duke qenë një grua e martuar dhe mama e dy binjakëve. Por kthesa e madhe, në fakt, erdhi; kur u bëra Sekretare Shteti e SHBA.
Më ka qëlluar shpesh të jem gruaja e vetme në një sallë plot me burra dhe në ato çaste i kam thënë vetes: ‘Epo mirë, nuk besoj se do të them diçka sot, sepse me siguri do të tingëlloja si budallaqe, por kur kam dëgjuar gjërat që kisha në mendje nga këta burra, kam thënë me vete: pse dreqin nuk fola!?’
Nëse je diku dhe duhet të flasësh, duhet ta bësh këtë, përndryshe, do të krijosh idenë dhe besimin se nuk je gati për të qenë atje. Ka shumë hapësirë në botë për burra mediokër, por nuk ekziston asnjë hapësirë për gra mediokre…
Mua më pëlqen të jem grua! Jeta jonë zhvillohet në segmente. Mbesa ime e vogël pyeste gjithmonë: “çfarë ka kaq të pazakontë në faktin që gjyshja ime është sekretare shteti?” Ajo kishte parasysh Condoleezza Rice dhe Hillary Clinton. Megjithatë, ajo çka është e mrekullueshme, është fakti se ne jemi në këtë gjë së bashku. (Madeleine Albright – gruaja e parë Sekretare Shteti e SHBA)/TIME
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.