Kufjet e reja të Google përkthejnë 40 gjuhë

Kufjet e reja të Google përkthejnë 40 gjuhë


Google zhvilloi eventin e tij të përvitshëm për paisjet hardware këtë të Mërkurë, ku prezantoi telefonin e ri Pixel dhe Google Home. Por, produkti i cili tërhoqi më shumë vëmendjen gjatë prezantimit ishin një palë kufje.

Kufjet me superfuqi, të quajtura Pixel Buds, janë kundërpërgjigjia për AirPod-ët e Apple. Këto kufje bëjnë diçka që kufjet e Apple nuk mund ta bëjnë: Përkthejnë gjuhën e folur në kohë reale.

Ky proces realizohet përmes Google Translate, i cili është përfshirë në sistemin e Google Pixel. Mjafton të shtypni kufjen e djathtë dhe të thoni diçka të tillë: “Më ndihmo të flas spanjisht,” (Help me speak Spanish) dhe Google i futet punës. Personi pranë jush mund të flasë Spanjisht, ndërkohë kufjet do të bëjnë përkthimin.

Platforma operon në 40 gjuhë të ndryshme.

Kufjet Pixel mund të përdoren edhe në iPhone, por përkthimi mundësohet vetëm në telefonat Pixel.

Kufjet lidhen me Bluetooth me telefonin tuaj dhe çmimi i tyre është 159 dollarë.

Kufjet Pixel do të dalin në shitje në muajin nëntor dhe do të jenë dhurata më e bukur që mund të merrni për festat e fundvitit.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0