Procedura që duhet të ndiqni për rimbursimin nga kuponët tatimorë - Business Magazine Albania

Procedura që duhet të ndiqni për rimbursimin nga kuponët tatimorë


Për të qenë pjesë e rimbursimit si pasojë e grumbullimit të kuponëve fiskalë, tashmë ky shërbim mund të merret me anë të “shërbimit online të aplikacionit për dorëzimin e Kuponëve Fiskalë”

“Për të qenë pjesë grupit për rimbursimin nga grumbullimi i kuponëve fiskal, duhet të kryhet Aplikimi përmes web-aplikacionit i çdo qytetari, i cili dëshiron të marrë pjesë, duke plotësuar të dhënat tuaja që kërkohen. Vetëm pasi të keni plotësuar të dhënat tuaja përmes këtij web-aplikacioni, do t’ju gjenerohet Numri Potencial Fitues(NPF). Informacionet e përgjithshme lidhur me procedurat e aplikimit, tërheqjes së NPF dhe dorëzimit të  Kuponëve Fiskalë, mund t’i gjeni në Udhëzimin Administrativ MF-NR 01-2017, Shpjegimin Publik nr. 02/2017 dhe Udhëzuesi”.

Administrata Tatimore e Kosovës tërheq vëmendjen që qytetarët të tregohen të kujdesshëm në aplikim, apo në vendosjen e të dhënave.

“Kujdes! Ju lutemi që të vendosni të dhëna të sakta në aplikacion. Të dhënat të cilat i shënoni gjatë aplikimit si: emrin, mbiemrin, numrin personal, numrin e llogarisë bankare dhe emrin e bankës duhet të jenë të njëjta 100% me informacionet e llogarisë tuaj bankare(emrin, mbiemrin, numrin personal, numrin e llogarisë bankare), në të kundërt Administrata Tatimore e Kosovës nuk mbanë përgjegjësi për mos rimbursim të mjeteve në llogarinë tuaj. Gjithashtu nuk do ju rimbursohen mjetet nëse llogaria juaj bankare është e mbyllur ose jo funksionale,” thuhet në njoftim.

burimi: DITA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0