Kjo përbën sfidën më të madhe për tregun e shitjes së monedhave dixhitale. Banka e Kinës theksoi në faqen e web-it gjatë kësaj jave se ka përfunduar hetimet mbi këto oferta dhe do të ndëshkojë në mënyrë strikte aktivitetet e tilla në të ardhmen.
Institucioni rregullator bëri të ditur se ata që kanë gjeneruar aktualisht para, duhet të ofrojnë rikthimin e fondeve, pavarësisht se nuk detajoi mënyrën se si paraja do të kthehet mbrapsht te investitorët.
Banka bëri gjithashtu të ditur se platformat e financimit dhe tregtimit të monedhave dixhitale do të ndalohen që të konvertojnë këto, në para që kanë kurs ligjor. Monedhat dixhitale nuk mund të përdoren si valutë nëpër tregje dhe bankat janë të ndaluari në ofrimin e shërbimeve për ofertat fillestare të monedhave.
Bitcoin ra me 11% në 4,270 dollarë, ndërsa Ethereum humbi 16%, tregojnë të dhënat e Coindesk. Këto oferta të monedhave të reja që dalin në treg, kanë patur një rritje gjigante në vitin e kaluar, duke gjeneruar 1.6 miliardë dollarë.
Këto janë quajtur si një kërcënim të stabilitetit të tregjeve financiarë në Kinë, ndërkohë që autoritetet përpiqen të limitojnë kanalet e financimit që shmangin sistemin tradicional të bankave.
/CNET
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.