Për të blerë iPhone 8 do t'ju duhet një kredi

Për të blerë iPhone 8 do t’ju duhet një kredi


Të gjithë po presim hedhjen në treg të smartfonit më të ri të Apple, iPhone 8, por kjo nuk do të thotë që të gjithë mund ta përballojmë çmimin e tij. Sipas portaleve të njohura për teknologjinë, iPhone 8 do të jetë telefoni më i shtrenjtë që Apple ka prodhuar deri tani.

iPhone 8 është parashikuar të kushtojë të paktën 1.000 dollarë. Në Turqi dhe Shqipëri i kemi blerë me këtë çmim iPhone-t e rinj kur sapo kishin dalë, por në SHBA dhe në vende të tjera zakonisht kanë patur çmime rreth 800 dollarë. Kjo do të thotë se kemi paguar 200 dollarë më shumë!

Lexoni: iPhone 8 pritet të lançohet në 12 shtator

Mendohet se iPhone 8 me 64 GB do të kushtojë 999 dollarë,  256 GB, 1.099 dollarë dhe ai me 512 GB do të kushtojë 1199 dollarë.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0