Vjen në Tiranë projekti më madhështor dhe modern nga Grupi Balfin dhe Kastrati Group

Vjen në Tiranë projekti më madhështor dhe modern nga Grupi Balfin dhe Kastrati Group


Këshilli Kombëtar i Territorit më datë 14 Prill të viti 2017 ka miratuar lejen e zhvillimit të Godinës Polifunksionale DTA – DownTown Albania.

DTA është një godinë e veçantë me një vlerë investimi prej 75 milionë euro. Godina do të jetë e pozicionuar në Bulevardin Bajram Curri, pranë ETC në Tiranë.

Ky projekt është një investim i përbashkët i Grupit Balfin, Grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, dhe Kastrati Group, kompania më e madhe në vend në fushën e karburanteve dhe me investime në ndërtim, siguracione etj.

DownTown Albania synon që përtej zhvillimit të një projekti ambicioz të kthehet në atraksion për Tiranën, si dhe të jetë një zhvillim pozitiv për turizmin shqiptar. Projekti është konceptuar dhe projektuar me një stil arkitekturor të veçantë ku për këtë qëllim është marrë një nga studiot me inovative dhe më të mira në botë, MVRDV (www.mvrdv.com) me qendër në Roterdam, të Holandës.

Kompana britanike ARUP me qendër në Londër, një ndër më të mëdhatë në botë, është kompania që do të zhvillojë projektin si një garanci për një ndërtim sipas parametrave të pa aplikuara më parë në Shqipëri por dhe në rajonin e Ballkanit përsa i përket konstruksionit, e cila garaton siguri, stil, elegancë dhe mënyrë jetese të veçantë për të gjithë banorët e saj.

DownTown Albania me një lartësi prej 138 m, dhe me 35 kate, është godina më e sigurt në Shqipëri në përputhje me parametrat botërore të projeksionit dhe ndërtimit e cila përfshin në vetvete një sistem maksimal të mbrojtjes ndaj tërmeteve, një risi në ndërtim dhe që kryhet për herë të parë në ndertimet e ketij lloji. Ndërkohë fasada e jashtme e kësaj ndërtese do të ketë në zemrën e saj hartën e Shqipërisë e cila do i shtojë vlerë jo vetëm pamjes së godinës por edhe gjithë zonës përreth. Kjo godinë do të ngrihet si një element i rëndësishëm i horizontit të qytetit, duke shtuar diversitetin dhe pjesën impresionuese në kontekstin urban të Tiranës. DownTown Albania konsiston në një sipërfaqe njolle ndërtimi prej rreth 1,528m2, shtrirë në një hapësirë prej 3,812m2.

DownTown Albania ka një vendndodhje strategjike e cila ofron një akses të pakrahasueshëm me qendrën e Tiranës, Institucionet Qendrore dhe Vendore, sektorin financiar, transportin, hapësirat akomoduese dhe qendrat tregtare. Në pak minuta gjendesh në zemrën e Tiranës, me ritmin e saj të pandalshëm si gjatë ditës dhe natën, me restorantet, baret, clubet etj. Po në pak minuta mund të shijosh hijeshinë dhe gjelbërimin e kodrave të Liqeni Artificial me ajrin e pastër.

Gjithashtu, për herë të parë Tirana do të ketë një ndërtesë e konceptuare gjitha me një sistem qendror (HVAC , ngrohje-ftohje-ventilim)

Ndërtesa Down Town Albania do të jetë një ndërtesë multifunksionale e cila do të ofrojë një ndërthurje perfekte të konceptit të zyrave të pozicionuara në një pjesë të veçantë të godinës, të blerjes (një pjesë do të shërbejë si një qendër tregtare), dhe jetesës luksoze dhe me stil, ku secila prej këtyre hapësirave funksionale do të kenë hyrje dhe orientim më vete. Do të synohet krijimi i kushteve optimale të banimit në hapësirat rezidenciale të përbashkta sipas një koncepti gjithëpërfshirës, ku banorët do të kenë mundësinë të jetojnë si në “shtëpinë e tyre”.

Ndërtesa do të ketë 5 kate parkim, 1 kat dyqane, 17 kate zyra, nje kat për shërbime teknike dhe 16 kate banim.

Çdonjëri që do të ndalojë në këtë ndërtesë si dhe banorët e saj do të kenë mundësinë që të shijojnë qytetin e Tiranës në më të mirën e saj, peizazhin magjik që krijohet nga lartësia. Së bashku me pamjen, DownTown Albania do të sigurojë ventilim të shkëlqyer natyror dhe ajër të pastër, larg nga ndotja e rrugës.

/Balfin.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0