Parku fotovoltaik në Fier, investimi më i fundit për energjinë e rinovueshme - Business Magazine Albania

Parku fotovoltaik në Fier, investimi më i fundit për energjinë e rinovueshme


Korriku është mbyllur me një kërkesë të re për një park fotovoltaik në zonën e Fierit.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë bëri me dije se operatori që ka shprehur interes është “Hydro Valbona” sh.p.k.

Shoqëria ka aplikuar për ndërtimin e një parku fotovoltaik në Zonën në perëndim të fshatit Topojë në Fier me një sipërfaqe totale të projektit rreth 20,000 m² ku kapaciteti i instaluar do të jetë 2 MW me një vlerë investimi rreth 2.4 milionë euro.

Lexo: Rritet interesi për energji nga burime të rinovueshme, tashmë një tjetër park fotovoltaik në Shkodër

Sipas ekstraktit në Qendrën Kombëtare të Biznesit “Hydro Valbona” ka në objekt të saj prodhimin e energjisë elektrike duke shfrytëzuar burimet e energjisë të cilat gjenden në natyrë dhe janë të rinovueshme si ajo hidrike, diellore, e erës, gjeotermale, e biomasës ose biogazit si dhe energjia nga mbetjet urbane.

Kërkesat e bëra në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë për parqe fotovoltaike vetëm në muaj Korrik kanë qenë pesë të tilla nga të cilat një në Shkodër, tre në Fier dhe një në Elbasan që në total e çojnë vlerën e projekteve të propozuara për ndërtim në 10.7 milionë euro.

Të gjithë parqet kanë një kapacitet të instaluar më pak se 2 megavat që nuk konsiderohen si koncesione të zakonshme duke mos kaluar në procedurat që kërkohet për këtë kategori.

Aktualisht për projekte nën 2 MW si për hidrocentralet edhe për parqet fotovoltaikë miratimi mund të jepet vetëm nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë duke lënë një periudhë konsultimi për palët e treta që shfaqin pretendime para miratimit të projektit.

Lexo: 5 kompani shqiptare bashkohen për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Devoll

Në rastin e koncesioneve tipike është e rëndësishme që të kalohen edhe hallka të tjera shtesë mes të cilave edhe dhënia e miratimit nga Këshilli i Ministrave.

Burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0