Mediat franceze: "Këtë verë shkoni në Shqipëri dhe shijoni parajsën" - Business Magazine Albania

Mediat franceze: “Këtë verë shkoni në Shqipëri dhe shijoni parajsën”


Mediat franceze kanë “zbuluar” këtë vit Shqipërinë dhe nuk ndalojnë së shkruari për vendin e shqiponjave, bukuritë, diversitetin e jashtëzakonshëm, trashëgiminë historike. Portali ‘Open Minded’ ka bërë thirrje që në titull që këtë verë të gjithë të shkojnë në Shqipëri, përpara se ajo të bëhet një destinacion masiv për turistët. Më poshtë artikulli:

Lexoni: 20 FOTO NGA BLOGU I NJOHUR FRANCEZ, QË DO IU BËJNË TA DASHURONI SHQIPËRINË

Shqipëria, destinacioni që deri tani ka qenë jashtë gjurmës së udhëtarëve … dhe turistëve!

Duket sikur kjo rimon për Kroacinë, por ky destinacion është edhe më pak turistik (tani për tani), prandaj duhet të shkoni e të bëni një udhëtim në Shqipëri! Rrethuar nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Greqia, Shqipëria ende i ka shpëtuar turizmit masiv. Vendi gëzon një larmi dhe pasuri të peizazheve të jashtëzakonshme, për dashamirësit e natyrës, shtriqje në plazhe dhe fshatra të vogla tipike. Për aq kohë sa nuk është lakmuar shumë nga turistët, nxitoni për të shijuar qoshet e vogla të parajsës, sa nuk është tepër vonë!

Tiranë

Rrugë të mëdha dhe ndërtesa imponuese komuniste, kryeqyteti  i Tiranës, larg imazhit të së kaluarës, ekspozon ngjyrat dhe kur bie nata, është koha për të festuar!

Berat

I mbiquajtur si qyteti i 1001 dritareve, Berati ëshë një nga qytetet më të vjetra dhe i klasifikuar si pasuri e UNESCO.

Gjirokastër

Shtëpitë prej guri, në një stil të mahnitshëm otoman, për një tjetër qytet klasik, edhe ai i klasifikuar njësoj në UNESCO.

Korçë

I mbiquajtur Parisi i Vogël, si rrjedhojë e pranisë së trupave franceze gjatë luftës së parë botërore dhe dyqaneve të vogla me stil francez, ky qytet është i njohur në Shqipëri edhe për birrarinë e Korçës, që organizon edhe një festival birre gjatë çdo muaji Gusht.

Saranda

Ky qytet bregdetar, veçanërisht i çmuar nga turistët shqiptarë, është ndalesa ideale për një pushim të merituar në plazh.

Dhërmi

Në buzë të malit, ky fshat i qetë ka gjithashtu një ujë të kthjellët, duke të dhënë mundësinë të shijosh malin dhe detin në të njëjtin vend.

Lexoni: 8 FOTO, TË CILAT DO IU BËJNË TË PAKETONI ÇANTAT DHE TË UDHËTONI NË SHQIPËRI

burimi: monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0