Bill Gates dhe Richard Branson kundër vrasjes së kafshëve. Ja një zgjidhje më e mirë

Bill Gates dhe Richard Branson kundër vrasjes së kafshëve. Ja një zgjidhje më e mirë.


Cargill Inc., një nga kompanitë agrokulturore më të mëdha në botë është bashkuar me Bill Gates dhe gjigand të tjerë në fushën e biznesit për të investuar në një teknologji të re e cila prodhon mish nga qelizat e kafshëve vetë-prodhuese, si pasojë e kërkesës gjithmonë e në rritje të konsumatorëve për proteina që varen më pak nga ushqimi, toka dhe uji.

Memphis Meats, i cili prodhon mish viçi, pule dhe rose direkt nga qelizat e kafshëve pa therur bagëtinë apo shpendët, ka mbledhur 17 milionë dollarë nga inevstitorët si Cargill, Gates dhe miliarderi Richard Branson.

Mbledhja e fondeve u drejtua nga firma sipërmarrëse DFJ, e cila më parë ka mbështetur disa startupe sociale me pakicë.

“Jam shumë i lumtur që kam investuar në Memphis Meats,” tha Branson. “Unë besoj se brenda 30 vitesh ne nuk do të kemi nevojë të vrasim kafshët dhe i gjithë mishi do të jetë i pastër ose me përbërje bimore, me të njëjtën shijë dhe më i shëndetshëm për të gjithë.”

Kjo lëvizje po ndodh përmes rritjes së kërkesës për prodhime organike, duke u fokusuar në ushqimin që konsiderohet i qëndrueshëm dhe një vëmendje më e madhe për trajtimin e kafshëve. Përpunuesit e mëdhenj të shpezëve dhe blegtorisë kanë filluar të marrin alternativa ndaj mishit tradicional.

“Të gjithë botës i pëlqen të hajë mish dhe kjo është thelbësore për shumë kultura,” tha Uma Valeti, bashkëthemeluesja e Memphis Meats. “Mënyra se si prodhohet mishi tradicional krijon sfida për mjedisin, mirëqenien e kafshëve dhe shëndetin e njeriut. Këto janë probleme që të gjithë dëshirojmë ti zgjidhim.”

‘Mish i Pastër’

Deri më sot, Memphis Meats ka grumbulluar 22 milionë dollarë, duke sinjalizuar një angazhim ndaj “lëvizjes mish-i pastër,” tha kompania.

“Ne besojmë se konsumatorët do të vazhdojnë të dëshirojnë mishin dhe ne synojmë ta sjellim atë në tavolinë, në mënyrë të qëndrueshme dhe me kosto efektive sa mundemi. Mishi i kultivuar dhe mishi i prodhuar në mënyrë konvencionale do të luajnë një rol në përmbushjen e kësaj kërkese”, tha Sonya Roberts, presidente e zhvillimit të sipërmarrjeve në Cargill Protein.

/Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0