Zhvlerësimi i euros, humbin kursimtarët, fitojnë kredimarrësit - Business Magazine Albania

Zhvlerësimi i euros, humbin kursimtarët, fitojnë kredimarrësit


Zhvlerësimi i euros ndaj lekut nuk ka goditur vetëm eksportet, por edhe nje pjesë të kursimeve të qytetarëve.

Familjet shqiptare mbajnë një pjesë të konsiderueshme të pasurisë në asete financiare në valutë, ku instrumenti më i preferuar është ai i depozitave në euro.

Sipas të dhënave zyrtare nga banka e shqipërisë, në fund të muajit janar, depozitat e familjeve shqiptare në euro llogariteshin në 497 miliardë lekë. Por në fund të majit shifra zbriti në 483 miliardë lekë.

Rënia me 14 miliardë lekë nuk ka ardhur se individët kanë tërhequr depozitat nga bankat, por në pjesën më të madhe ajo është pasojë e zhvlerësimit të euros.

Sipas bankës së Shqipërisë, për periudhën janar qershor euro është zhvlerësuar me 2.4 për qind ndaj lekut. Më saktësisht nëse në muajin janar një euro u këmbye mesatarisht me 136.57 lekë, në qershor monedha europiane është konvertuar me 133.2 lekë.

Kjo bën që vlera e depozitave në euro të ulet duke gërryer pasurinë që familjet kanë ruajtur në monedhën europiane. Por nga lëvizjet në kursin e këmbimit nuk ka vetëm të humbur.

Një kategori tjetër po kaq e madhe individësh kanë përfituar nga zhvlerësimi i euros. Këtu bëhet fjalë kryesisht për ata që kanë detyrime në euro, veçanërisht kredi, pasi për të paguar këstet e tyre tani u duhet të këmbejnë më pak lekë se më parë.

Burimi: Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0