Audi konfirmon prodhimin e E-tron Sportback!

Audi konfirmon prodhimin e E-tron Sportback!


Sikurse edhe plani i radhës i Audi është të elektrifikojë akoma edhe më shumë makinat e saj, kompania është duke dyfishuar prodhimin e makinave SUV elektrike. Së fundmi ajo konfirmoi, futjen në prodhim të E-tron Sportback. Kjo makinë debutoi në Prill 2017 në Shanghai auto show dhe do të futet në prodhim në vitin 2019.

Termi E-Tron është përdorur masivisht brenda kompanisë dhe ka rënë në sy në shumë lloje makinash. Ajo u përdor për herë të parë në vitin 2009 me Audi R8 E-Tron. Idea e një supermakine 100% elektrike është diskutuar për vite të tëra. Ajo u finalizua me hyrjen në prodhim në vitin 2016 dhe u hodh poshtë thuajse menjëherë. Gjatë kësaj kohe u prezantuan 2 makina hibride: A3 E-Tron dhe Q7 E-Tron, aktualisht të dyja në shitje në Europë. Kurse në tregun amerikan, vetëm A3 është në shitje.

Lexoni: Asnjë makinë me naftë ose benzinë nuk do të shitet në Francë pas vitit 2040

Hera e parë kur E-Tron doli e vetme ishte në vitin 2015 në Frankfurt auto show, ku u prezantua Audi E-tron Quattro concept. Ky koncept ishte paraardhësi i modelit të caktuar për prodhim në vitin pasardhës.

Për të mësuar pak më shumë, Audi gjithashtu ka edhe makina G-tron, H-tron, E-gas, por këto kanë gjenerues fuqie të ndryshëm, kështu që nuk po i thellohemi më.

Lexoni: Tesla gati për të zbuluar Model 3

Ndërkohë, E-tron Sportback ka sistem fuqie elektrik me 429 kuaj fuqi, të përbërë nga 2 motorrë, një përpara dhe një prapa. Kjo, së bashku me një set baterish lithium-ion 95 kWh. Audi pretendon se autonomia e kësaj makine do të jetë rreth 500 kilometra. Gjithashtu, edhe një opsion karikimi të shpejtë prej 30 minutash, e mjaftueshme për të kryer rreth 30 kilometra. Gjithsesi, këta janë numra për një makinë koncept. Të dhëna të tjera do të vinë më vonë ndërkohë që kjo makinë është futur në prodhim, dhe gjithçka tjetër do të rikonfimohet.

Siç duket edhe nga teksti më sipër, edhe Audi, ashtu si konkurrentët, po investon goxha në makina tërësisht elektrike.

Burimi: Road and Track

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0