Në mënyrë të ngjashme me Tesla Roadster-in e parë që doli në Shkurt të 2008 nga bashkëthemeluesi dhe arkitekti i produktit të Tesla-ës Elon Musk, Bonevet pozicionohet në Gjakovë me transformimin e një Renault Twingo nga një makinë benzine në një makinë plotësisht elektrike.
Lexoni: SAYTAXI ALBANIA: NJË SHQIPËRI E PASTËR ME MAKINA ELEKTRIKE
Projekti i makinave elektrike të Bonevetit ka filluar në vitin 2016 dhe me mbështetjen e ofruesit të telekomit të Kosovës, IPKO, ka arritur të jetë funksional dhe i gatshëm për t’u nxjerrë në rrugë. Pas projektit ishin një ekip prej gjashtë inxhinierësh, 3 vajza dhe 3 djem të moshës nga 14 deri në 16 vjeç, të cilët u mbështetën nga mentorët e tyre dhe mësuan të gjitha bazat e makinave elektrike duke përfshirë projektimin 3D, elektronikën dhe mekanikën.
Shpresat e tyre janë të larta për ta përdorur këtë projekt si një gur për të edukuar popullin e Kosovës se makinat elektrike janë e ardhmja. Kosova ka popullsinë më të re në Evropë, ku 53% e popullsisë është nën 25 vjeç, ndërsa sektori i energjisë elektrike i Kosovës mbështetet në impiantet me qymyr (97%), me shumë përmirësime për energjinë diellore, të erës dhe burime të tjera të energjisë së rinovueshme.
Lexoni: Makinat elektrike do të mund të karikohen edhe kur janë në lëvizje
Bonevet është një prej hapësirave më të mira të krijimtarisë në Europën Lindore dhe aktualisht po zgjerohet me një qendër tjetër në Prishtinë, e cila do të hapet këtë vjeshtë.
burimi: DigitalSpoiler
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.