Sekreti i kompanisë Boring të Elon Musk mund të zbulohet jashtë kësaj bote

Sekreti i kompanisë Boring të Elon Musk mund të zbulohet jashtë kësaj bote


Ka pasur një sasi të konsiderueshme misteresh dhe spekulimesh rreth kompanisë Boring të Elon Musk-përpjekjes së tij për të ndërtuar tunele nën Los Angeles për të shmangur trafikun – dhe lidhjen e saj të mundshme me SpaceX.

Të mërkurën, Musk i dha fund këtij misteri.

Duke u paraqitur si mysafir në Konferencën Ndërkombëtare të Kërkimeve dhe Zhvillimit të Stacionit Hapësinor (ISSR & D) në Washington, D.C, Musk kaloi pjesën më të madhe të kohës duke folur për misionet më të fundit SpaceX dhe mendimet e tij në lidhje me përpjekjet ndërkombëtare të udhëtimit hapësinor.

Por gjatë sesionit të pyetjeve dhe përgjigjeve, një anëtar i publikut pyeti atë që ne të gjithë e kishim në mendje: A është kompania Boring thjesht një praktikë për ndërtimin e tuneleve në Mars?

“Unë mendoj se gërmimi i tuneleve mund të jetë vërtetë shumë i dobishëm në Mars,” tha Musk. “Do të ishte një optimizim i ndryshëm për një makinë shpimi të Marsit kundrejt një makine shpimi të Tokës. Sigurisht që do të ketë shumë miniera akulli në Mars dhe miniera në përgjithësi për të marrë materiale të papërpunuara.”

Lexoni: 8 gjërat që nuk i dini për Elon Musk

Po, natyrisht, do të duhej të përdorim makina shpimi për të na ndihmuar të gjejmë burimet dhe akullin.

“Duke u aftësuar në gërmimin e tuneleve mund të jetë me të vërtetë e dobishme për Marsin … ju mund të ndërtoni një qytet të tërë nën tokë nëse dëshironi.”

“Njerëzit ende do të duan të shkojnë në sipërfaqe kohë pas kohe, por ju mund të ndërtoni një sasi të jashtëzakonshme nëntokësore me teknologjinë e duhur në Mars. Prandaj mendoj se ekziston një mbivendosje në këtë arenë të zhvillimit të teknologjisë.”

Sekreti i kompanisë Boring të Elon Musk mund të zbulohet jashtë kësaj bote

Musk nuk do të shkonte aq larg sa të thoshte se qëllimi primar (i fshehtë) i kompanisë Boring ishte të provonte teknikat e ndërtimit të kolonisë së Marsit, në vend që thjesht të shmangte trafikun e Tokës, por me këto deklarata ai erdhi shumë afër.

Përgjatë këtyre linjave, një tjetër pjesëmarrës e pyeti Musk-un rreth rreziqeve të mundshme të përmendura në trupin e njeriut lidhur me udhëtimin në hapësirë në rrugën për në Mars (dëmtimi nga rrezatimi etj.).

https://youtu.be/u5V_VzRrSBI

“Shkuarja në Mars nuk është për të sëmurët me zemër”, tha Musk. “Është e rrezikshme, e pakëndshme dhe mund të vdisni. Me këtë që thashë a doni tani të shkoni? Për disa përgjigjia do të jetë: JO. Për disa, do të jetë: PO.

Lexoni: Elon Musk në TED Talk: Ja si do të funksionojnë rrjetet nëntokësore të makinave

Kjo përgjigje e bëri publikun të qeshë, por është një shqetësim i vërtetë dhe ai nuk po përpiqet ta zvogëlojë atë. Megjithatë duke parë dekada përpara, Musk nuk mendon se çështja e rrezatimit do t’i ndalojë njerëzit të udhëtojnë në hapësirë.

“Unë nuk mendoj se ju do të merrni rrezatim deri në vdekje,” tha Musk. “Me një mbrojtje të moderuar ne mund të shkurtojmë një përqindje të madhe të rrezatimit, kështu që rreziku i kancerit nuk është diçka që do të jetë një ndalesë.”

Musk e përmbylli duke thënë se nëse siguria është qëllimi juaj kryesor, unë për vete nuk do të shkoja në Mars.

burimi: Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0