E dini se kur kanë lindur blogjet e para? - Business Magazine Albania

E dini se kur kanë lindur blogjet e para?


Më 18 Korrik 1997, amerikani Dave Winer përpunoi software-in e parë që i dha jetë “ditarit online”. Kjo datë është zgjedhur si lindja simbolike e blogut, por në të vërtetë i referohet zhvillimit të këtij programi që shënoi një revolucion në internet.

Blogu i parë është publikuar më 23 Dhjetor 1997 falë Jorn Bargerit, një tregtar amerikan i pasionuar pas gjuetisë. Ai vendosi të hapë një faqe personale për të shpërndarë rezultatet e kërkimeve të tij në internet, sa i përket hobit të tij.

Lexo: Si të tërhiqni 1,000 vizitorë në ditë në postimin e blogut tuaj?

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës blogu mori sukses të madh: nga privilegji ekskluziv i universiteteve dhe qendrave të kërkimit, duke u bërë i arritshëm për të gjithë përdoruesit.

Ndër vite përdorimi i tij periodikisht ka regjistruar ulje e ngritje, sidomos me ardhjen e rrjeteve sociale: Facebook, Twitter dhe Instagrami janë bërë konkurrentët më të mëdhenj të blogjeve, por asnjë nga këto nuk ia ka dalë t’i zëvendësojë.

Lexo: Njihuni me blogeren 22-vjeçare, e cila paguhet 15,000 $ për një postim të vetëm në Instagram

Blogu në fakt sjell me vete një element të vështirë të replikueshëm përmes profileve të rrjeteve sociale dhe kjo është karakteristika që e bën akoma më shumë të preferueshëm si vend ku mund të publikojmë përmbajtjet tekstuale.

Burimi: kosova-sot.info

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0