Mirupafshim Paint ! Microsoft do të heqë programin me update-in e ri - Business Magazine Albania

Mirupafshim Paint ! Microsoft do të heqë programin me update-in e ri


Microsoft po planifikon të heqë Paint-in kur krijuesit e Windows 10 të bëjnë përditësimin e ri këtë vit, raporton The Guardian.

Programi nuk do të mbështetet më për herë të parë në 32 vjet, që kur u prezantua në Windows 1.0 të vitit 1985.

Microsoft do të krijojë Paint 3D, i cili u prezantua në përditësimin e ri të Windows 10 në muajin Prill, por programi nuk është i njëjti me atë të dekadës së vjetër që të gjithë e njohin dhe e duan (ose urrejnë).

Lexo: CEO i Microsoft u dërgon një e-mail të jashtëzakonshëm punonjësve të tij pas një dështimi epik

Ai është projektuar për të punuar me mjete tre-dimensionale të imazhit dhe lejon gjithashtu disa editime themelore 2D, por nuk duket dhe nuk sillet si origjinalja.

Paint do t’i bashkohet Outlook Express, aplikacionit Reader dhe listës së Reader të Windows 10 që do të “hiqen ose do të zhvleftësohen” kur të lançohet përditësimi i Vjeshtës këtë vit.

Burimi: businessinsider.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0