Krimi dhe korrupsioni - Si kanë ndikuar në aktivitetet e biznesit? - Business Magazine Albania

Krimi dhe korrupsioni – Si kanë ndikuar në aktivitetet e biznesit?


Ekspertët e Bankës së Shqipërisë kanë bërë një kërkim shkencor për të gjetur ndikimet që jep krimi dhe korrupsioni në aktivitetin e bizneseve.

Analiza merr në konsideratë aktivitetin e ndërmarrjeve në 27 vendet në zhvillim duke përfshire edhe Shqipërinë sipas anketës së BEEPS (Business Environment and Enterprise Performance Survey) .

Rezultatet e këtij hulumtimi treguan ndikimin negativ të krimit në aktivitetin e ndërmarrjeve, por dhe praninë e një marrëdhënieje pozitive midis korrupsionit dhe performancës së firmave.

Ekspertët përdoren të dhëna paneli në nivel firme, të mbledhura nga BEEPS për 27 vende të tranzicionit gjatë viteve 2002, 2005, 2009 dhe 2011. Përveç karakteristikave të firmës, BEEPS gjithashtu mbledh disa informacione të vlefshme të vrojtimit, mbi format e ndryshme të korrupsionit dhe krimit.

“Siç pritej, vlerësimi ynë tregon se firmat private me pronësi të huaj, si dhe firmat e BE-së kanë më shumë gjasa të kenë një ndikim pozitiv në performancën e firmës, por e kundërta ndodh me firmat që janë të privatizuara nga firmat shtetërore”, shprehen ekspertet e BSH ne studimin përkatës.

Përgjatë 6 viteve të fundit BEEPS realizoi anketa në 29 vende në tranzicion në Europë dhe Azi. Në raportin përmbledhës të gjetjeve në të gjitha vendet thuhet se mjedisi i biznesit ndryshon në mënyrë të konsiderueshme në të gjitha vendet.

Mjedisi i biznesit në të gjithë rajonet ka disa tipare të përbashkëta. Në Europën jug-lindore, ku praktikat e konkurrentëve në sektorin informal janë quajtur si një nga tre kufizimet më të mëdha në mjedisin e biznesit në 6 nga 8 vendet në këtë rajon.

Anketimi i  BEEPS ka gjetur se, mjedisi i biznesit në vendet në tranzicion ndikohet negativisht nga transporti joeficient, krimi, vjedhja, rregulloret e punës, doganave dhe rregulloret tregtare, liçencimi i biznesit dhe vendimet e gjykatave.

Burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0