Makina me hidrogjen – Vetëm 3 sallone në të gjithë botën ofrojnë një teknologji të tillë. Në vitin 2016, Honda lançoi të parën makinë të bërë realitet për tregun japonez.
Varrezë futuriste – Një hapësirë për budistët në nëntokën e Tokios. Jamë mbi 2 mijë neone që i përkasin hirit të një personi të vdekur.
Treni-plumb – 320 km në orë është shpejtësia me të cilën mund të udhëtojë ky tren që duket sikur vjen nga hapësira.
Treni Maglev – Edhe më shpejt mund të udhëtojë ky mjet që shton shpejtësinë përmes përdorimit të magnetit. Ai arrin deri në 603 km në orë.
Tualetet smart – Tualetet në Japoni mund të matin presionin e gjakut të përdoruesit, yndyrnat dhe të analizojn peshën.
Demensia Tagging – Që të shmang sa më shumë procesin e degjenerimit të të sëmurit, shenjohet gishti dhe përmes skanimit të tij, personit i kujtohet përmes një sekretareje virtuale të dhëna të jetës së tij.
/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto