Ndryshimi i kufirit të tatimit për blerjet online, ka bërë që qytetarët të kërkojnë produkte, të cilat kushtojnë më pak dhe nuk e kalojnë vlerën 22 euro, përndryshe duhet të paguajnë tatimin mbi vlerën e shtuar.
Por një tjetër stepje për konsumatorët janë edhe procedurat e gjata për të paguar taksën doganore e për të tërhequr pakon. Megjithatë disa prej tyre thonë se produkte të caktuara mund t’i gjejnë vetëm në internet.
Por punonjësit e postës thonë se koha për të marrë një dërgesë është ulur ndjeshëm.
Në Gusht të 2016-ës kufiri për tatimin e mallrave përmes interentit u bë 22 euro, nga 150 euro që ishte më parë. Qëllimi i këtij vendimi ishte rritja e shitjeve në tregun vendas.
burimi: KohaJone
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto