Kur mendon për Apple, gjëja e parë që të vjen në mendje nuk është moda. Gjithsesi, Apple ka qenë pjesë e industrisë së veshjeve në vitet ’80-’90 dhe sot një palë atlete të vjetra nga Apple janë në shitje.
Shtëpia e Ankandit të Trashëgimisë ka vendosur të nxjerrë në ankand në 11 Qershor atletet Apple, të cilat datojnë që nga viti ’90.
We’re auctioning off a vintage, rare pair of #Apple sneakers, made only for employees in the 1990s: https://t.co/OXgFMLPMJe via @SneakerNews pic.twitter.com/8TTVtd9AAn
— Heritage M&C Art (@heritagemandc) June 3, 2017
Atletet janë të bardha dhe përmbajnë logon e Apple ylber dhe thuhet se këto janë e vetmja “veshje” e mbetur nga kompania e teknologjisë. Në vitet 1980, Apple prodhonte bluza, veshje për fëmijë, aksesorë, madje dhe veshje sportive.
“Këto atlete janë prodhuar ekskluzivisht nga Apple për punonjësit e saj në fillim të viteve 1990”, shkruan kompania në faqen e saj zyrtare.
Por, ajo që është më e çuditshme në këtë histori është çmimi maramendës i tyre. Atletet e vjetra Apple shiten për të paktën 15,000 dollarë. Po, e lexuat mirë: 15,000 $.
Ankandi thotë se në të vërtet vlera e tyre reale është 30,000 dollarë.
Deri diku nuk është e habitshme, duke marrë parasysh çmimet e kripura të produkteve Apple.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.