Profesionet, mes pagesave më të larta dhe diplomave të universitetit - Business Magazine Albania

Profesionet, mes pagesave më të larta dhe diplomave të universitetit


Nuk keni kohë ose para për të marrë një diplomë universiteti?

Mos u shqetësoni, ka plot profesione që paguara mjaft mirë që nuk kërkojnë diploma universiteti ose masteri.

Duke u bazuar tek “US Bureau of Labor Statistics”, këto janë 15 profesionet më të paguara që nuk kërkojnë një diplomë universiteti:

15. Menaxherët e agjencive funerale

Ata planifikojnë, drejtojnë dhe organizojnë shërbimet e agjencive funerale.

Paga vjetore: $73,830

14. Punonjës të teknologjisë së mjekësisë nukleare

Ata përdorin një skaner, e cila fotografon pjesë të ndryshme të trupit dhe përgatisin barëra radioaktive që pacienti merr gjatë skanimit.

Paga vjetore: $74,350

Lexoni: PROFESIONET QË IU BËJNË TË SHËNDOSHENI

13. Mbikqyrës i zjarrëfikësve

Ata mbikqyrin dhe kordinojnë zjarrëfikësit në rast zjarri.

Paga vjetore: $74,540

12. Punonjës në termocentral

Ata kontrollojnë dhe kujdesen për makineritë që prodhojnë elekricitet.

Paga vjetore: $74,690

11. Riparues të pajisjeve elektrike dhe elektronike

Ata inspektojnë, testojnë dhe kontrollojnë pajisjet elektrike dhe elektronike në nënstacione etj.

Paga vjetore: $75,670

10. Drejtues pilotësh

Ata drejtojnë dhe navigojnë pilotët e rrugëve të paplanifikuara dhe spontane.

Paga vjetore: $77,200

Lexoni: Cilat janë profesionet më të vështira në botë?

9. Detektivët dhe investigatorët e krimeve.

Ata bëjnë investigime dhe hetojnë raste të pazgjidhura krimesh për të gjetur fajtorët.

Paga vjetore: $78,120

8. Riparuesit e ashensorëve

Ata riparojnë në rast dëmtimi dhe kujdesen për ashensor.

Paga vjetore: $78,8907

7. Teknikët nuklear

Ata asistojnë fizikanët dhe kimistët gjatë prodhimeve nukleare.

Paga vjetore: $79,140

6. Terapistët e terapisë me rrezatim

Ata kontrollojnë pajisjet dhe mbikqyrin reagimet e pacientëve ndaj trajtimit.

Paga vjetore: $80,160

5. Distributorët e energjisë

Ata kordinojnë dhe distributojnë elektricitet ose gaz.

Paga vjetore: $81,900

4. Supervizor i policëve dhe hetuesve

Ata supervizojnë dhe drejtojnë punonjësit e policisë dhe hetuesit.

Paga vjetore: $84,840

3. Menaxherët e punonjësve të transportit

They coordinate transportation, storage, or distribution activities in accordance ëith organizational policies and applicable government laës or regulations.

Ata kordinojnë transportimin, depozitimin dhe paketimin e produkteve të transportuara.

Lexoni: PUNËT MË TË PAGUARA QË NUK KËRKOJNË NJË DIPLOMË UNIVERSITETI

2. Supervizorët e prodhimit të energjisë nukleare

Ata monitorojnë prodhimin e energjisë nukleare dhe kujdesen për pajisjet e procesit.

Paga vjetore: $91,170

1. Monitoruesit e trafikut ajror

Ata menaxhojnë dhe kontrollojnë rrugët dhe lëvizjet e mjeteve fluturuese.

Paga vjetore: $122,410

Burimi: Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0