Projekti SARED ofron grante në mbështetje të fermave dhe agrobizneseve shqiptare - Business Magazine Albania

Projekti SARED ofron grante në mbështetje të fermave dhe agrobizneseve shqiptare


Fermerët, agropërpunuesit dhe agrobizneset që prodhojnë, grumbullojnë, apo përpunojnë produkte që lidhen me frutat dhe arroret, si dhe bimët mjekësore dhe ato medicinale, kanë mundësi që të përfitojnë grante për investime, duke aplikuar deri në fund të muajit Maj në thirrjen e katërt të projektit të financuar nga qeveria gjermane dhe ajo daneze për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural në zonat e pafavorizuara të Shqipërisë, apo siç quhet ndryshe Projekti SARED.

Deri tani në këtë thirrje të katërt të projektit, kanë aplikuar 70 fermerë dhe agropërpunues, por drejtuesi i këtij projekti Ole Henriksen, shpjegon se përvoja e tre fazave të tjera ka treguar se numri i aplikimeve zakonisht është i madh në dy javët e fundit të mbylljes së thirrjes, që konkretisht është 31 Maji.

“Sa i takon investimeve në ferma, ne mbulojmë 65 % të kostos së investimit, e cila varion nga 2 mijë deri në 25 mijë euro. Përsa i përket agrobizneseve, për investimet nga 5 mijë deri ne 70 mijë euro, ne sigurojmë 50 % të kostos si grant. Dhe nëse biznesi drejtohet nga një grua ose i ri, ne japim 10 % më shumë, pra ata marrin një grant të barazvlefshëm me 60 % të kostos së investimit” shprehet Henriksen.

Kur ky projekt filloi të zbatohej në Qershor të vitit 2014, qeveria gjermane dhe ajo daneze vunë 6.5 milionë euro në dispozicion të tij. Në tre thirrjet e para, u paraqiten rreth 330 aplikime dhe nga to u përzgjodhën 200 përfitues, granti për të cilët kap shifrën totale të rreth 3 milionë eurove. Ndërkohë, 100 prej tyre i kanë përmbushur investimet, duke përfituar më pas shumat e caktuara nga projekti.

“Ne ndjekim parimet e Bashkimit Europian dhe fermerët pasi nënshkruajnë kontrata me ne duhet të përmbushin investimet në mënyrë që më pas të përfitojnë financimin. Rreth 70 % e fermerëve dhe bizneseve që kemi mbështetur deri tani, i kanë financuar fillimisht investimet përmes huave të marra nga bankat dhe pas përmbushjes së investimit, kanë përfituar paratë nga ne” thote ai.

Zonat në të cilat zbatohet projekti janë Shkodra, Dibra, Korça, Kukësi, Berati dhe Elbasani, për shkak se aksesi i tyre në treg është i vështirë, dhe nuk favorizohet as nga infrastruktura. Së fundmi, përveç mbështetjes së fermerëve dhe agrobizneseve, është parashikuar edhe mbeshtetjta e turizmit rural, në tre destinacione që janë Kukësi, Peshkopia dhe Skrapari.

Burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0