Mbyllet piceria e shqiptarit në Zvicër që ofronte ushqim falas për njerëzit në nevojë - Business Magazine Albania

Mbyllet piceria e shqiptarit në Zvicër që ofronte ushqim falas për njerëzit në nevojë


Ju lutem, mos e keqpërdorni këtë mirësi, në mënyrë që nevojtarët të mund të përfitojnë prej saj.

Ka qenë ky apeli i menaxherëve shqiptarë, por që nuk u dëgjua kudo.

Menaxherët shqiptarë hoqën dorë nga piceria “Toscana” në Greifensee ZH, të cilët vitin e kaluar u bënë lajm i mediave, sepse ofruan falas ushqimin për ata që kishin nevojë. “Shumë njerëz fatkeqësisht e keqpërdorën veprimin tonë”, thotë Gino Ramadani (40 vjeç), i cili udhëhoqi restorantin së bashku me gruan e tij, Elvirën (37 vjeç).

“Disa ishin madje të ‘pacipë’. Kishte njerëz që nuk kishin nevojë për ushqim falas, por insistonin në një ëmbëlsirë të lirë apo në një pije të lirë”. Ramadani nuk kërkoi para, edhe pse këta persona nuk kishin nevojë. Përkundër kësaj, Ramadani nuk pendohet për nismën e tij të ofrimit të ushqimit falas.

“Kam pasur shumë reagime pozitive dhe kam njohur shumë njerëz të mirë. Kishte shumë miq, të cilët kishin ngrënë falas në restorantin tim”, thotë Ramadani. “Jam krenar që kam ofruar më shumë se 3000 ushqime falas.”

Edhe pse shprehet se është krenar Ramadani me këtë veprim kishte regjistruar humbje rreth 60 mijë franga.

“Tani kemi gjetur një qeramarrës të ri për ta marrë menaxhimin e restorantit”. Ai nuk mund të thotë nëse pronari i ri do të vazhdojë të njëjtë nismë, por e di që restoranti do të jetë në duar të sigurta”.

burimi: shqiptari.eu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0