Nëse jeni një sipërmarrës social i interesuar për pjesëmarrje, duhet ta dorëzoni kërkesën tuaj deri më 30 Qershor 2017. Do t’ju duhet vetëm një plan biznesi i gatshëm (rreth 15-25 faqe) dhe dëshmi të konceptit të idesë tuaj të biznesit. Për më shumë informacion, ju lutemi lexoni KËTU.
Pse të aplikoni ?:
• Ju mund të fitoni 10.000 franga zvicerane për sipërmarrjen tuaj
• Pjesëmarrësit marrin një shikueshmëri të madhe nga publiku, si nëpërmjet prezencës së mediave, ashtu edhe nga botimi në broshurën e vitit 2017 të Seif Awards
• Seif Awards ka një proces përzgjedhës të njohur dhe mund të përdoret si një etiketë cilësore e sipërmarrjes suaj para themeluesve, partnerëve të korporatave dhe investitorëve me ndikim të mundshëm
• Mundësi për të rritur rrjetin tuaj dhe për t’u njohur me investitorë të mundshëm
Aplikimet për “Seif Awards“ pranohen nga 1 Prilli 2017 deri më 30 Qershor 2017 dhe vetëm nëse dorëzohen nëpërmjet formularit në faqen e internetit.
Hapat e ardhshëm pas aplikimit
Finalistët do të përzgjidhen nga një juri prej 13 ekspertësh dhe do të ftohen për të bërë pitch para jurisë më 28 Gusht 2017. Në fund të muajit Korrik, ju do të kontaktoheni dhe do të informoheni nëse jeni fitues për të bërë pitch përpara tyre. Fituesit do të shpallen më 2 Tetor në Ceremoninë e Çmimeve në Volkshaus Zurich.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.