Ja cila është kartmonedha më e falsifikuar në treg - Business Magazine Albania

Ja cila është kartmonedha më e falsifikuar në treg


Kartëmonedha më e falsifikuar në tregun shqiptar është prerja 1 mijë lekëshe. Në raportin vjetor të 2016-ës, që ka dorëzuar në Kuvend, Banka e Shqipërisë raporton se gati gjysma e parave të falsifikuara në Shqipëri i përkasin prerjes 1 mijë lekëshe, që e bën atë një kartëmonedhë me rrezik më të lartë se sa prerjet e tjera për mashtrim.

“Konstatohet se kartëmonedhat e falsifikuara të prerjes 1000 lekë përbëjnë rreth 47% të totalit të kartëmonedhave dhe monedhave të falsifikuara. Më pas renditen monedha metalike 50 lekë me 19% të totalit, si dhe prerjet 500 lekë dhe 2000 lekë me respektivisht 15% dhe 14 % të totalit,” thuhet në raport.

Banka nuk e zbulon se sa është vlera totale e parave të falsifikuara që u konstatuan në treg gjatë vitit të kaluar. Por sipas saj, krahasuar me vitin 2015, vlera e kartëmonedhave të falsifikuara është ulur me 13%.

“Në përgjithësi, krahasuar me sasinë e kartëmonedhave dhe monedhave metalike në qarkullim, kartëmonedhat e falsifikuara mbeten në sasi të papërfillshme,”– deklaron BSH.

Paratë në qarkullim

Sipas Bankës së Shqipërisë në fund të vitit 2016, në Shqipëri ishin në qarkullim 131,2 milionë copë kartëmonedha leku. Sipas Bankës vlera totale e parave që qarkullojnë është 254.7 miliardë lekë.

“Në krahasim me vitin 2015, numri i kartëmonedhave në qarkullim është rritur me rreth 5,9 milionë copë, ndërsa vlera e tyre është rritur me 8.2%,” thuhet në raportin e BSH.

Sipas raportit, ndryshimi i këtyre treguesve vjen si pasojë e trendit që vazhdon të ndjekë struktura e parasë në qarkullim, në favor të kartëmonedhave me vlerë nominale 5000 Lekë dhe 2000 Lekë.

burimi: syri.net

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0