Tani Skype e përkthen zërin tuaj në 10 gjuhë të ndryshme në kohë reale - Business Magazine Albania

Tani Skype e përkthen zërin tuaj në 10 gjuhë të ndryshme në kohë reale


Me shpikjen e internetit, bota nuk ka qenë kurrë më e lidhur se sot. Distancat janë të papërfillshme dhe ju lehtësisht mund të bisedoni me dikë që është 12 zona kohore larg nga ju. Ndërkohë që teknologjia përparon, pengesat gjithnjë e më shumë janë thyer dhe së shpejti, gjuha, një nga pengesat tona më të mëdha, nuk mund të jetë më një problem.

Microsoft dhe Skype sapo kanë shtuar funksion e tyre më të ri të programit Skype: një shërbim i përkthimit në kohë reale. Le të themi, për shembull, ju flisni vetëm anglisht dhe personi me të cilin po flisni di vetëm greqisht. Mjafton të lidheni në Skype, dhe kur ju flisni në anglisht, Skype menjëherë do t’a përkthejë bisedën në greqisht, i shoqëruar nga një zë sintetik në sfond. Dhe kur personi tjetër përgjigjet përsëri në spanjisht, Skype automatikisht do t’a përkthejnë atë në gjuhën tuaj. Kjo jo vetëm që zgjidh problemin e gjuhës së komunikimit, por gjithashtu ju bën të bën të ndiheni sikur ju jeni duke folur me personin.

tani-skype-e-perkthen-zerin-tuaj-ne-10-gjuhe-te-ndryshme-ne-kohe-reale-businessmag

Për momentin, vetëm 10 gjuhë janë dispozicion për këtë shërbim, Anglisht, Spanjisht, Protugalisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Mandarin, Arabisht, Rusisht dhe Japonisht. Ky opsion është mundësohet në Skype dhe Microsoft Translator live. Nëse gjuha juaj nuk është në listë, mos u frikësoni! Skype ofron një përkthim të tekstit mbi 60 gjuhë. Sigurisht, ju nuk mund të përdorni zërin apo video chat, por ju mund të bisedoni me mesazh në chat. Kjo risi nuk është vetëm e dobishme vetëm për qëllime sociale dhe të biznesit, por është gjithashtu fantastike për komunitetin shkencor.

Kjo teknologji lejon shumë shkencëtarë nga e gjithë bota të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin duke kuptuar botën tonë dhe ligjet e saj dhe duke shpikur gjëra të reja, edhe në qoftë se ata nuk e flasin gjuhën e njëri-tjetrit. Rritja e efikasitetit dhe funksionalitetit të këtyre përkthimeve në kohë reale, lejon që këto bashkëpunime të jenë gjerësisht të disponueshme.

Një lajm i mirë ky për ata që e përdorin Skype, le të shpresojmë që së shpejti dhe gjuha shqipe të ketë një përkthim në këtë shërbim.

/GineersNow

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0